Page 267 - Demo
P. 267


                                    13. STATISTIKË DHE PROBABILITET263USHTRIME1 Në stinën e verës, nxënësit shkojnë për pushime. Ana pyeti shokët e klasës së saj se ku do të shkonin dhe plotësoi këtë tabelë. Vendi i pushimeve Plazh Mal Fshat Jashtë shtetit Numri i nxënësve 12 8 10 5 a) Përgjigjuni pyetjeve: • Në cilin vend do të shkonin më shumë nxënës? Po më pak? • Sa nxënës ka klasa gjithsej? b) Ndërtoni një diagram me të dhënat e tabelës.2 Një bukëpjekës vizaton një diagram me shtylla për të paraqitur numrin e bukëve që ka shitur. Për çdo 10 bukë të shitura, ai vizaton një shtyllë me 4 cm lartësi. Për tri ditët e para të javës, shitjet janë paraqitur në këtë tabelë. Ditët E hënë E martë E mërkurë Numri i bukëve 40 25 30 a) Të enjten, ai shiti 8 bukë; kurse të premten, 12 bukë. Sa do të jenë lartësitë e shtyllave përkatëse të diagramit? b) Të shtunën, ai vizatoi në diagram një shtyllë 20 cm. Sa bukë u shitën të shtunën? Ndërtoni diagramin me të dhënat e tabelës.3 Nxënësit e klasës VI shkuan në një park. Ata kërkuan të vërenin insekte, duke bërë shënime siç tregohet më poshtë: Nusepashke Flutura Bletë BrumbujI I I I I I I I I I I I I Ia) Përgjigjuni pyetjeve: • Sa insekte kanë parë nga secili lloj? • Krahasoni numrin e fluturave me të brumbujve. • Sa insekte kanë parë gjithsej? b) Ndërtoni diagramin me të dhënat e tabelës.4 Në periudhën 1-10 shkurt u mat temperatura më e lartë ditore. Të dhënat janë paraqitur në tabelë: Data 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Temperatura 10ºC 8ºC 6ºC 6ºC 7ºC 9ºC 10ºC 12ºC 12ºC 10ºCa) Përgjigjuni pyetjeve:• Cila është temperatura më e ulët që është matur?• Cila është temperatura më e lartë që është matur?• Sa është ndryshimi midis temperaturës më të lartë dhe asaj më të ulët?b) Ndërtoni diagramin me të dhënat e tabelës. 
                                
   261   262   263   264   265   266   267   268   269   270   271