Page 268 - Demo
P. 268
MATEMATIKA 626413.5 MesataretA Kërkoni dhe zbuloniAgimi mati temperaturën më të lartë të ditës për një javë. Gjatë matjeve, ai mori përkatësisht vlerat: 30ºC; 32ºC; 29ºC; 27ºC; 30ºC; 33ºC; 35ºC.Gjeni temperaturën mesatare të javës. B Vrojtoni dhe mësoniPër të lexuar e komentuar të dhënat statistikore, është e udhës të përdoren disa karakteristika numerike.I. Mesorja (mediana) është vlera që i ndan të gjitha të dhënat e gjetura “më dysh”, kur ato janë radhitur nga më e vogla deri te më e madhja. Kur numri i të dhënave është i vogël dhe ato nuk grupohen, për të gjetur medianën, të dhënat radhiten sipas rritjes. Kur vargu ka një numër tek vlerash, mesorja është vlera e mesit. Kur vargu ka një numër çift vlerash, mediana përcaktohet nga dy vlerat e mesit: çdo vlerë midis tyre mund të merret si medianë. Zakonisht merret gjysmëshuma e tyre.Në shembullin e mësipërm, vlerat e temperaturave renditen: 27ºC; 29ºC; 30ºC; 30ºC; 32ºC; 33ºC; 35ºC. Vlera e mesit është e katërta: 30 gradë. Për të gjetur medianën e të dhënave: 4,5; 4; 5; 6; 5,5; 6, në fillim i radhitim ato sipas rritjes: 4; 4,5; 5; 5,5; 6; 6. Vlera e mesit është midis 5 dhe 5,5. Atëherë, medianën e marrim të barabartë me gjysmëshumën e tyre: 5,25.II. Mesatarja aritmetikeNë testimet e historisë, gjatë një viti, nxënësi A mori pjesë në 9 testime dhe u vlerësua me notat 1; 2; 3; 4; 3; 4; 3; 3; 4, ndërsa nxënësi B në 7 testime mori notat 2; 2; 3; 4; 3; 4; 4. Cili prej këtyre nxënësve është më i suksesshëm?Përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk mund të jepet menjëherë, vetëm duke vrojtuar notat, por duke i analizuar ato. Për këtë përdoret “mesatarja”, e cila është mesatarja aritmetike e të gjitha notave të marra dhe gjendet me formulën:Nota mesatare = Shuma e notave që ka marrë nxënësiNumri i notaveMesatare (aritmetike) e të dhënave x1, x2, ... , xn është numri x1 + x2 +... + xnn Në rastin e shqyrtuar më sipër, kemi:391 2 3 4 3 4 3 3 4 Për nxënësin A : Nota mes. = + + + + + + + + =372 2 3 4 3 4 4 Për nxënësin B: Nota mes. = + + + + + + =III. ModaLe të vrojtojmë edhe njëherë notat e secilit nxënës.Notat e nxënësit A: 1; 2; 3; 4; 3; 4; 3; 3; 4.Notat e nxënësit B: 2; 2; 3; 4; 3; 4; 4.

