Page 269 - Demo
P. 269
13. STATISTIKË DHE PROBABILITET265USHTRIMEVëmë re se nota që përsëritet më shumë për nxënësin A është nota 3, ndërsa për nxënësin B është nota 4. Këto janë notat me dendurinë më të madhe dhe quhen modë. Pra, modë quhet vlera që ndeshet më shpesh. Shpërndarja mund të ketë edhe 2 moda, p.sh. 3; 5; 4; 4; 3; 6; 7.IV. Amplitudë (rang) quhet ndryshimi ndërmjet vlerës më të madhe dhe vlerës më të vogël. Në rastin e nxënësit A, ajo është 4 – 1 = 3, ndërsa në rastin e nxënësit B, është 4 – 2 = 2.Nxënësi B ka modën më të madhe dhe një amplitudë më të vogël. Tani, mund të themi që nxënësi B ka rezultate më të larta.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Jepet shpërndarja: 3; 6; 8; 4; 4; 5; 10; 7; 6.Gjeni modën, mesoren, mesataren dhe amplitudën.2. Në tabelë jepet shpërndarja. Tipari 0 1 2 3 4 5Denduria 5 8 6 10 5 2Gjeni modën, medianën, mesataren dhe amplitudën.3. Një grup nxënësish të klasës VI njehsuan vëllimin e kuboidëve që kishin ndërtuar vetë. Të dhënat në cm3 janë: 60; 27; 54; 64; 60; 120; 27; 120; 60; 60.Përcaktoni modën, medianën dhe mesataren aritmetike të vargut.1 Në një fshat, u numërua numri i personave për secilën familje dhe u hartua tabela:Numri i fëmijëve 0 1 2 3 4 5 6 7 8Numri i familjeve 7 12 8 5 11 10 14 8 1Gjeni modën, medianën, mesataren dhe amplitudën. 2 Në tabelë janë shënuar rezultatet e nxënësve të shkollës në një testim:Pikët 1-10 11-20 21-30 31-40 41-50 51-60Numri i nxënësve 7 13 15 40 25 20a) Sa është numri i pikëve të fituara mesatarisht nga secili nxënës?b) Gjeni modën.3 Jepet popullimi i ngjyrave: blu, e verdhë, blu, e zezë, e zezë, e kuqe, blu, e verdhë e bardhë. Cila është moda?4 Në një studim të bërë me 15 familje, për numrin e pjestarëve në to, u morën këto të dhëna:3; 2; 4; 3; 5; 7; 7; 6; 5; 4; 3; 2; 2; 6; 5.a) Gjeni mesataren e numrit të pjestarëve në familje.b) Gjeni modën.c) Gjeni medianën.

