Page 27 - Demo
P. 27
1. NUMRAT NATYRORË. MBLEDHJA DHE ZBRITJA E TYRE23b) Kur shprehja numerike ka kllapa dhe veprime të mbledhjes e të zbritjes, atëherë kryhen në fillim veprimet brenda kllapave dhe pastaj mbledhjet e zbritjet e tjera, sipas radhës. Shembulli 3 Të gjendet vlera e shprehjes 35 – (21 – 6) + 41. ZgjidhjeShkruajmë: 35 – (21 – 6) + 41 = (kryejmë veprimin brenda kllapës) = 35 – 15 + 41 = (kryejmë zbritjen) = 20 + 41 = 61 (kryejmë mbledhjen) C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Njehsoni vlerën e shprehjes numerike. a) 26 + 14 – 16; b) 36 + 8 – 12 – 21; c) 345 – 100 + 215; d) 4000 – 1000 + 3500 – 500. 2. Njehsoni vlerën e shprehjes numerike.a) (25 – 20) + (36 + 10); b) (45 – 20) – (26 – 6). 3. Njehsoni vlerën e shprehjes numerike 826 – (354 + 253) – 102. 4. Hartoni shprehjen për zgjidhjen e problemës dhe gjeni vlerën e saj. a) Në një thes ka 46 kg grurë, sasi që është 18 kg më e vogël se ajo e grurit në një thes tjetër. Sa kg grurë ka në të dy thasët së bashku?b) Një fermer ka 234 m2 serrë që është 108 m2 më tepër se ajo që ka një fermer tjetër. Sa m2 serrë kanë dy fermerët së bashku? 1 Gjeni vlerën e shprehjes numerike. a) 354 – 113 + 253; b) 94 – 47 – 21 + 100; c) 35 + 41 – 19. 2 Gjeni vlerën e shprehjes numerike. a) (25 – 14) – 6; b) 79 – (28 + 16); c) 39 – (98 – 81); d) (21 – 4) + (35 – 16); e) (153 – 100) – (94 – 90). 3 Gjeni vlerën e shprehjes numerike. a) 30 + (65 – 4) – 16 + [10 – (35 – 32)]; b) 1 – [25 – (15 + 10)] + (26 – 13); c) [(35 – 4) – (31 – 20)] – [(25 – 16) + (24 – 20)]. 4 Shprehni me simbole matematike fjalitë e mëposhtme. a) Ndryshimit të numrave 35 dhe 17 i zbritet shuma e numrave 8 dhe 5. b) Numrit 100 i zbritet ndryshimi i shumës së numrave 10 dhe 15 me numrin 20. Lumi Drini i Zi e ka gjatësinë 160 km. Lumi Drini i Bardhë është më i gjatë se Drini i Zi dhe ndryshimi i gjatësive të tyre është 125 km. Sa km është i gjatë Drini i Bardhë?5USHTRIME

