Page 271 - Demo
P. 271


                                    13. STATISTIKË DHE PROBABILITET267USHTRIMEËshtë e natyrshme të pritet që kur bëhet një numër i madh hedhjesh, afërsisht në e herëve, kjo ngjarje të ndodhë. Themi që probabiliteti i kësaj ngjarjeje është 26. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në hedhjen e zarit kubik, sa është probabiliteti i ngjarjes:a) “bie numri 5”? b) “ bie numri 3”? c) “bie numër çift”? 2. Në hedhjen e zarit kubik, sa është probabiliteti i ngjarjes: a) bie numri 1? b) bie numër tek? c) bie numër më i madh se 2? 3. Është dhënë fjala PRISHTINA. Zgjedhim rastësisht një prej shkronjave të saj. Sa është probabiliteti i ngjarjes: a) zgjidhet shkronja P? b) zgjidhet shkronja I? c) zgjidhet bashkëtingëllore? 4. Në një qese janë futur 5 sfera me ngjyra të ndryshme: dy të bardha; një e kuqe; dy të kaltra. Tërheqim rastësisht një sferë, pa e parë qesen. Sa është probabiliteti i ngjarjes që të dalë sferë: a) e bardhë? b) e kuqe? c) e kaltër? d) e kuqe ose e kaltër? 1 Në një klasë ka 30 nxënës, nga të cilët 15 janë vajza. Pyetet në mësim, rastësisht, një nxënës. Sa është probabiliteti i ngjarjes, që nxënësi i pyetur të jetë: a) djalë? b) vajzë? c) djalë ose vajzë? 2 Janë 10 bileta lotarie, shënuar me numrat nga 1 në 10. Tërhiqet rastësisht një biletë (pa parë numrin e saj). Sa është probabiliteti i ngjarjes, që bileta të ketë numrin: a) 1? b) 15? c) çift? d) shumëfish i numrit 3? 3 Në hedhjen e zarit kubik, a është e saktë të themi që kur bëjmë 10 hedhje, 5 herë do të dalë numër çift, meqë probabiliteti i kësaj ngjarje është 21 ? 4 Në një tavolinë janë rreshtuar 20 teza provimi, me numrat nga 1 te 20, të kthyera përmbys. Tërheqim rastësisht një tezë. Sa është probabiliteti i ngjarjes, që teza të ketë numër: a) 13? b) më të madh se 10? c) çift? d) më të vogël se 5? 5 Tërheqim rastësisht një letër nga kutia e letrave. Gjeni probabilitetin që letra e tërhequr të jetë:a) me numër 7 ose 9;b) me mbretin ose mbretëreshen;c) me numër nga 4 deri më 9 spathi.a) me numrin 1.Shprehni probabilitetin me përqindje. 
                                
   265   266   267   268   269   270   271   272   273   274   275