Page 273 - Demo
P. 273
13. STATISTIKË DHE PROBABILITET269USHTRIMEC Ushtrohuni duke zbatuar1. Në tri fletë të njëjta, Arbeni, Besniku dhe Mira kanë shkruar emrat dhe fletët i palosin. Arbeni tërheq njërën prej tyre. Përgjigjuni pyetjeve.a) Cilat janë përfundimet e mundshme?b) A janë ato njëlloj të mundshme?c) Sa është probabiliteti që Arbeni të tërheqë fletën me emrin Besnik?d) Sa është probabiliteti që Arbeni të mos tërheqë fletën e vet?e) Sa është probabiliteti që Arbeni të mos tërheqë fletë me emrin e një djali?2. Faqet e një kubi janë lyer me ngjyra të ndryshme. Tri të kuqe, dy jeshile dhe një e bardhë. E rrokullisim kubin. Sa është probabiliteti që të bjerë:a) faqe e bardhë?b) faqe jojeshile?c) faqe e bardhë ose jeshile?3. Në tabelë u shënuan muajt e lindjes të 40 nxënësve të klasës. Muaji Janar Shkurt Mars Prill Maj Qersh. Korr. Gusht Shtat. Tet. Nën Dhj.Djem 1 3 - - 2 2 2 2 - 1 4 1Vajza 1 2 - 3 2 1 5 3 1 1 2 1Mësuesi ngre në mësim njërin prej tyre. Gjeni probabilitetin që:a) nxënësi të ketë lindur në muajin qershor;b) nxënësi të jetë djalë;c) nxënësi të jetë vajzë që ka lindur në verë;d) nxënësi të jetë djalë ose vajzë që nuk ka lindur në muajin mars.1 Shkronjat e fjalës TRYEZA i ndajmë njëra nga tjetra. Zgjedhim njërën prej tyre. Gjeni probabilitetin që:a) shkronja e zgjedhur të jetë zanore; b) shkronja e zgjedhur të jetë bashkëtingëllore;c) shkronja e zgjedhur të jetë T ose Z.2 Në 36 shkronjat e alfabetit zgjedhim njërën prej tyre. Gjeni probabilitetin që:a) shkronja e zgjedhur të jetë zanore;b) shkronja e zgjedhur të jetë bashkëtingëllore e shkruar me dy shkronja (p.sh. Zh);c) shkronja e zgjedhur të ndodhet para shkronjës A.3 Veçojmë nga njëra-tjetra shkronjat e fjalës MATEMATIKA. Zgjedhim njërën prej tyre. Gjeni probabilitetin që:a) shkronja e zgjedhur të jetë zanore; b) shkronja e zgjedhur të jetë bashkëtingëllore;c) shkronja e zgjedhur të jetë zanore ose bashkëtingëllore.

