Page 274 - Demo
P. 274
MATEMATIKA 6270Punë në grupNga këto rezultate, a mund të arrijmë në përfundimin se, nëse e hedhim kutinë 30 herë, ajo do të bjerë 26 herë A, 3 herë B dhe 1 herë C? Argumentoni përgjigjen.13.8 Probabiliteti statistikorA Kërkoni dhe zbuloniNë një kuti shkrepësesh shënojmë me A, B, C faqet duke filluar nga faqja më e madhe deri te faqja më e vogël (fig. 13.10).Hedhim kutinë dhe shqyrtojmë ngjarjet:1) bie faqja A;2) bie faqja B;3) bie faqja C.Nëse do të luanit lojën “Zgjidh faqen”, cilën faqe do të zgjidhni?Është e kuptueshme se tri ngjarjet e mësipërme “Bie faqja A”; “Bie faqja B” dhe “Bie faqja C” nuk janë njëlloj të mundshme. Pra, nuk është e saktë nëse themi që 111 () ;() ;() 333 pA pB pC = = = .Rrjedhimisht, nëse përfundimet e një prove nuk janë njëlloj të mundshme, probabiliteti i ngjarjes nuk mund të gjendet si në rastin e hedhjes së monedhës apo zarit kubik. Atëherë, si mendoni se duhet të veproni?B Vrojtoni dhe mësoniDuke e hedhur 1000 herë kutinë e shkrepëseve që paraqitëm më lart dhe duke shënuar rezultatet e secilës hedhje, një nxënës ka ndërtuar këtë tabelë:Faqja Denduria Denduria relative në %A 884 88,4%B 85 8,5%C 31 3,1%Duke gjykuar nga të dhënat e tabelës, arrijmë në përfundimin se afërsisht në 88% të rasteve kutia bie A, afërsisht në 9% të rasteve bie B; në rreth 3% të rasteve bie C.Themi që 884 ( ) 1000 p A = . Pra, pikërisht dendurinë relative e quajmë probabilitet të ngjarjes A. Në dallim nga probabiliteti i ngjarjeve të mësimit të kaluar ky quhet probabilitet statistikor.Nga tabela gjejmë që p(B) = 851000 = 0,085 dhe p(C) = 311000 = 0,031.Fig.13.10BAC

