Page 275 - Demo
P. 275


                                    13. STATISTIKË DHE PROBABILITET271USHTRIME1 Një lagje ka 52 shtëpi, me numra nga 1-52. Njëra nga këto shtëpi është në shitje.Gjeni probabilitetin që:a) shtëpia në shitje të ketë shifrën 5 në numrin e saj;b) shtëpia në shitje të jetë me numrin 30;c) shtëpia në shitje të jetë me numër çift;d) shtëpia në shitje të ketë numrin 64.2 Realizoni 100 hedhje të kutisë së shkrepëses dhe hartoni një tabelë të ngjashme me atë të shembullit të mësimit. Krahasoni denduritë për rëniet e faqeve A, B dhe C me atë të mësimit. Diskutoni.3 Në një kuti kemi 25 karta, ku secila kartë është shënuar me numrat nga 1 deri në 25, pa i përsëritur ato. Sa është probabilititeti që karta e tërhequr të jetë:a) numri 7? b) një numër më i madh se 20? c) një shumëfish i numrit 5?d) një numër i thjeshtë? e) një numër jo shumëfish i numrit 7?Meqë në rastin e 1000 hedhjeve, numri i tyre është shumë i madh, pranohet se në rreth 1000 prova, 884 herë do të bjerë A. Ndërsa, në 10 prova, nuk është e saktë të thuhet se 8 apo 9 herë do të bjerë A. Në këtë rast, praktika tregon se mundësia më e madhe është të bjerë 10 herë A.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Shënoni në fleta letre emrat e pjesëtarëve të familjes suaj. Përziejini fletët. Tërhiqni njërën prej tyre, shënoni emrin dhe vendoseni përsëri mbi tryezë. Përziejini përsëri letrat dhe tërhiqni njërën. Realizojeni këtë provë disa herë (sa më shumë, p.sh. 100 apo 200 herë). Plotësoni një tabelë se sa herë doli secili emër. Çfarë vini re? Diskutoni dhe bëni krahasimin me dendurinë relative sipas shembullit të tekstit.2. Hidhni një kub 100 herë dhe plotësoni tabelën:Numri 1 2 3 4 5 6DenduriaDenduria relativeDuke u bazuar në të dhënat e tabelës, përgjigjuni pyetjeve:a) Sa është probabiliteti që të bjerë 4?b) Sa është probabiliteti që të bjerë numër tek?c) Sa është probabiliteti që të bjerë numër më i madh se 5?d) Sa është probabiliteti që të bjerë numër më i vogël se 3?e) Sa është probabiliteti që të bjerë numri 8?
                                
   269   270   271   272   273   274   275   276   277   278   279