Page 276 - Demo
P. 276


                                    MATEMATIKA 627213.9 Çfarë mësuam (përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniPopullimi, individi dhe tipari në një problem statistikor:1. Dalloni popullimin, individin dhe tiparin:a) gjatë studimit të numrit të votuesve në një qendër votimi;b) gjatë studimit të numrit të popullsisë në vendet e Ballkanit.Leximi dhe interpretimi i të dhënave të marra nga një pyetësor apo eksperiment:2. Në periudhën 1-10 shkurt u mat temperatura më e lartë ditore: 10oC; 8oC; 6oC; 6oC; 7oC; 9oC; 10oC; 12oC; 12oC; 10oC.a) Cila është temperatura më e lartë? Po më e ulët?b) Në sa ditë është regjistruar temperatura më e lartë? Po më e ulta?c) Paraqitini të dhënat me ndihmën e një piktogrami.Paraqitja e të dhënave me tabelë dhe gjetja e dendurisë në një problem statistikor:3. a) Paraqitni të dhënat e ushtrimit të mësipërm në tabelë. Gjeni denduritë.b) Ndërtoni një diagram me shtylla, për të paraqitur të dhënat.Llogaritja e modës, medianës dhe mesatares aritmetike në disa të dhëna:4. Në provimin e Matematikës nxënësit e klasave VIA dhe VIB morën notat e mëposhtme:Klasa VIA (20 nxënës):2, 2, 3, 3, 4, 3, 1, 4, 5, 4, 3, 4, 4, 1, 1, 2, 2, 2, 2, 5.Klasa VIB (25 nxënës):2, 2, 3, 3, 1, 1, 2, 3, 4, 4, 5, 5, 3, 2, 2, 1, 3, 4, 4, 3, 4, 4, 1, 1, 2.a) Gjeni modën, medianën dhe mesataren e secilës klasë.b) Sa nxënës të klasës VIA morën notë mbi mesataren?c) Sa nxënës të klasës VIB morën notë nën mesataren?
                                
   270   271   272   273   274   275   276   277   278   279   280