Page 277 - Demo
P. 277


                                    27313. STATISTIKË DHE PROBABILITETNgjarja e mundshme, e sigurt dhe e pamundur: 5. Përdorni një nga fjalët për të treguar mundësinë që kanë për të ndodhur ngjarjet e mëposhtme: “e pamundur”, “ka pak mundësi”, “ka mundësi” ose “e sigurt”.a) Do të bjerë borë në Prishtinë këtë verë.b) Në një pako me biskota nuk ka biskota të thyera.c) Njerëzit janë në gjendje të fluturojnë.d) Nesër do të bjerë shi.e) Dita e nesërme ka 24 orë.Probabiliteti i një ngjarjeje dhe njehsimi i tij.Sa është probabiliteti i një ngjarjeje:a) të sigurt;b) të pamundur;c) të mundshme.6. Në një kuti janë futur topa pingpongu me ngjyra të ndryshme. 5 të kuq, 3 të bardhë, 4 të zinj dhe 2 jeshilë. Kutia ka një vrimë ku mund të futet dora për të marrë një top, por pa e parë ngjyrën e tij. Futim dorën dhe marrim një top. Sa është probabiliteti që:a) topi të jetë i bardhë? b) topi të mos jetë i zi?c) topi të jetë i bardhë ose jeshil, ose i zi?Zgjidhja e problemave në jetën e përditshme, duke përdorur statistikën dhe probabilitetin. 7. Mesatarja e peshës për një familje me 6 persona është 72 kg. A mund të hipin ata të gjithë në një ashensor me kapacitet 420 kg? 8. Nëse hedhim një zar kubik, cila është mundësia që të marrim:a) një numër të thjeshtë;b) një numër faktor i numrit 6;c) një numër çift;d) një numër më të vogël se 5;e) numrin 7;f) një numër dyshifror;g) një numër natyror më të vogël se numri 7.
                                
   271   272   273   274   275   276   277   278   279   280   281