Page 278 - Demo
P. 278
MATEMATIKA 627413.10 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Në tabelë jepet përqindja e sipërfaqes që zënë kontinentet: Azia Afrika Australia Amerika e Veriut Amerika e Jugut Europa Antarktida30% 20% 5% 16% 12% 7% 10%Paraqiteni këtë tabelë me diagram me shtylla. (3 pikë)2 Jepet shpërndarja: 3, 6, 8, 4, 4, 5, 10, 7, 6.Gjeni modën, medianën, mesataren dhe amplitudën. (3 pikë)3 Jepet shpërndarja:Tipari 2 m 4 m 3 m 5 m 6 m 8 mDenduria 5 8 6 10 5 2Gjeni modën, medianën, mesataren dhe amplitudën. (3 pikë)4 Mesatarja aritmetike e 7 numrave është 30 dhe e tre numrave të tjerë është 25. Sa është mesatarja aritmetike e 10 numrave së bashku? (3 pikë)5 Klasa ka 25 nxënës, nga të cilët 20 janë djem. Në një testim, mesatarja e djemve të klasës është 86 pikë. Sa duhet të jetë mesatarja e vajzave të klasës, në mënyrë që mesatarja e klasës të jetë 88 pikë? (3 pikë)6 Jepen numrat 3, 7, 10, 12. Cili numër duhet të shtohet në fund në mënyrë që:a) moda e 5 numrave të jetë 10; b) mediana e të 5 numrave të jetë 10; c) mesatarja e të 5 numrave të jetë 10. (3 pikë)7 Në një klub sportiv, 15 nxënës luajnë futboll, 3 shah, 10 basketboll, 4 pingpong, 8 volejboll. Paraqitni këto të dhëna me diagram me shtylla. (3 pikë)8 Në një kuti janë vendosur 5 karamele të bardha, 3 karamele të kuqe, 7 karamele të verdha. Tërheqim rastësisht një karamele. Sa është probabiliteti që:a) të bjerë karamele e bardhë?b) të bjerë karamele jo e kuqe?c) të bjerë karamele e kuqe ose e bardhë? (3 pikë)9 Shkronjat e fjalës LIBRA i ndajmë njëra nga tjetra. Zgjedhim njërën prej tyre. Gjeni probabilitetin që:a) shkronja e zgjedhur të jetë zanore;b) shkronja e zgjedhur të jetë A;c) shkronja e zgjedhur të jetë L ose B. (3 pikë)10 Një qendër shëndetësore shqyrtoi 1000 fëmijë të qytetit dhe evidentoi ata që përdorin syze. Për këtë qëllim u hartua tabela:Fëmijë me syze Fëmijë pa syze85 915a) Shkolla juaj ka 600 nxënës, a mund të parashikoni afërsisht sa janë me syze?b) Nëse i gjithë qyteti ka 7000 fëmijë, sa prej tyre kanë nevojë për syze? (3 pikë)

