Page 279 - Demo
P. 279


                                    275FJALORNë këtë fjalor, fjalët e reja janë vendosur sipas krerëve dhe radhitjes që haset nga nxënësit gjatë punës me tekstin mësimor.Kreu 1Mbledhorë quhen numrat që mblidhen. Shumë quhet numri që merret nga mbledhja.Zbritje quhet veprimi, me anën e të cilit gjejmë një mbledhor, kur njohim shumën dhe mbledhorin tjetër, i zbritshëm quhet numri nga i cili zbresim, zbritës quhet numri që zbresim. Ndryshim quhet rezultati i veprimit të zbritjes. Vlerë e shprehjes numerike quhet numri që merret si rezultat i kryerjes së të gjitha veprimeve, të treguara në shprehjen numerike. Shprehje shkronjore quhet shprehja që merret nga numrat dhe shkronjat duke përdorur shenjat e veprimeve aritmetike dhe kllapat. Kreu 2Prodhim ab quhet shuma e a mbledhorëve, secili prej të cilëve është b. Vetë numrat a dhe bquhen faktorë. Në barazimin a : b = c, numri a është i pjesëtueshmi, numri b është pjesëtuesi, numri c është herësi.Shumëfish i një numri quhet çdo numër që merret duke e shumëzuar atë me numër natyror.Faktor i një numri quhet çdo numër natyror me të cilin ai plotpjesëtohet (pjesëtohet pa mbetje).Numër i thjeshtë (prim) quhet numri që ka vetëm dy faktorë të ndryshëm.Numër i përbërë quhet numri që ka më shumë se dy faktorë të ndryshëm.Kreu 3Drejtëza ka pafundësi pikash dhe zgjatet pa mbarim nga të dyja anët. Gjysmëdrejtëz quhet pjesa e drejtëzës që përmban një pikë O dhe pikat e drejtëzës nga e djathta (nga e majta) e saj. Segment quhet pjesa e drejtëzës që ndodhet ndërmjet dy pikave të saj. Segmenti me skaje A dhe B shënohet [AB] ose [BA]. Vijë e thyer quhet vija e formuar nga disa segmente të njëpasnjëshme. Gjatësi e segmentit quhet numri që tregon se sa herë segmenti njësi përmbahet në segmentin e dhënë, shënohet AB.Kënd quhet figura që formohet nga dy gjysmëdrejtëza (rreze) që dalin nga e njëjta pikë. Kjo pikë quhet kulm i këndit; dy gjysmëdrejtëzat quhen krahë (brinjët) të këndit.Kënde fqinje quhen dy kënde që kanë kulmin O të përbashkët, njërën krah të përbashkët dhe dy krahët e tjerë në anë të ndryshme të këtij krahu. Kënde kryqëzuese (të kundërta në kulm) quhen dy kënde të tilla, për të cilat krahët e njërit janë gjysmëdrejtëza të kundërta me krahët e tjetrit. Kënd 1 shkallë është këndi sa pjesë e këndit të plotë. Shënohet 1o. Simetrale e këndit quhet drejtëza me origjinë në kulmin e këndit, e cila e ndan atë në dy pjesë të barabarta. Simetrale (përmesore) e segmentit [AB] quhet drejtëza që kalon nga mesi i segmentit dhe është normale me drejtëzën (AB).FJALORTH
                                
   273   274   275   276   277   278   279   280   281   282   283