Page 28 - Demo
P. 28
MATEMATIKA 6241.9 ProblemaA Kërkoni dhe zbuloniBardhyli kishte në bankë 13200 euro. Ai depozitoi edhe 5000 euro të tjera. Për të blerë një mjet transporti, shpenzoi 6800 euro. Sa euro i mbetën?B Vrojtoni dhe mësoniPër të zgjidhur një problemë, duhen ndjekur këta hapa: 1. lexoni me vëmendje tekstin e problemës; 2. paraqitni shkurt të dhënat dhe kërkesat; 3. hartoni një skemë të përshtatshme, duke shprehur lidhjen midis të njohurave dhe të panjohurave; 4. hartoni planin e zgjidhjes; 5. shkruani njehsimet që duhen bërë; 6. jepni përgjigjen e problemës; 7. mund të bëni edhe provën e zgjidhjes. Shembull 1. Lexoni me vëmendje këtë problemë. Nxënësit e shkollës shkuan në ekskursion të shoqëruar nga 10 mësues. Në ekskursion ishin gjithsej 267 veta. Nga këta, 141 ishin vajza. Sa ishte numri i djemve?2. Paraqitni të dhënat dhe kërkesën. Të dhëna: Gjithsej (mësues, djem, vajza) 267Mësues 10 Vajza 141Kërkesa Sa djem ishin? 3. Hartoni një skemë të përshtatshme.4. Plani i zgjidhjes. a) Gjeni sa është numri i mësuesve dhe vajzave. b) Gjeni sa është numri i djemve. 5. Njehsimet. a) 10 + 141 = 151 (mësues dhe vajza) b) 267 – 151 = 116 (djem)6. Përgjigje: Numri i djemve është 116. 7. Prova: 10 + 141 + 116 = 267. Fig.1.10267 gjithsej10 mësues141 vajza? djem

