Page 280 - Demo
P. 280
MATEMATIKA 6276Largesë e pikës A nga drejtëza d quhet gjatësia AO e segmentit të normales së hequr nga kjo pikë mbi drejtëzën d.Kreu 4Thyesë e rregullt është thyesa me numërues më të vogël se emëruesi. Thyesë e parregullt është thyesa me numërues më të madh se emëruesi. Thyesë e pathjeshtueshme quhet thyesa ku numëruesi dhe emëruesi nuk kanë pjesëtues të përbashkët. Numër i përzier quhet shuma bac+ = bac, ku a, b, c janë numra natyrorë dhe b < c. Thyesë e anasjellë e thyesës ba quhet thyesaab . Kreu 5Shumëkëndësh është figura që përbëhet nga një vijë e thyer e mbyllur, që nuk pret veten e saj.Sipërfaqe shumëkëndëshe quhet bashkësia e pikave të planit që ndodhet brenda shumëkëndëshit ose në brinjët e tij.Diagonale e shumëkëndëshit quhet segmenti që bashkon dy kulme të shumëkëndëshit që nuk janë fqinje.Perimetri i shumëkëndëshit është shuma e gjatësive të brinjëve të tij.Shumëkëndësh i rregullt quhet shumëkëndëshi që ai i ka të gjitha brinjët të barabarta dhe të gjitha këndet të barabarta.Trekëndësh është shumëkëndëshi që ka tri brinjë (tri kulme, tri kënde). Trekëndësh barabrinjës është trekëndëshi që ka tri brinjë të barabarta . Trekëndësh barakrahës është trekëndëshi që ka dy brinjë të barabarta. Trekëndësh kënddrejtë është trekëndëshi që ka një kënd të drejtë. Trapez quhet katërkëndëshi që ka vetëm një çift brinjësh të kundërta paralele. Trapez barakrahës quhet trapezi që ka brinjët joparalele të barabarta. Paralelogram quhet katërkëndëshi që i ka brinjët e kundërta dy e nga dy paralele. Drejtkëndësh quhet paralelogrami që ka një kënd të drejtë. Romb quhet paralelogrami që ka dy brinjë të njëpasnjëshme të barabarta. Katror quhet rombi që ka një kënd të drejtë.Rrethi është bashkësia e pikave në rrafsh, të baraslarguara nga e njëjta pikë fikse O. Kjo pikë quhet qendër e rrethit. Qark quhet bashkësia e pikave të planit që ndodhet brenda një rrethi ose në vetë rrethin.Korda (sekante) është segmenti që bashkon dy pika të rrethit.Diametër i rrethit quhet korda që kalon nga qendra e rrethit. Kreu 6Thyesë dhjetore quhet thyesa që e ka emëruesin 10, 100, 1000 etj. Numër dhjetor është numri që ka pjesën e plotë dhe, të ndarë me presje prej saj, pjesën dhjetore.“Një për qind” është thyesa 1001 , që shënohet “1%” .Kreu 7Matje e një madhësie është krahasimi i saj me një madhësi të të njëjtit lloj, të zgjedhur si njësi.

