Page 281 - Demo
P. 281
27713. STATISTIKË DHE PROBABILITETMasë e madhësisë është numri që tregon sa herë përmbahet njësia e zgjedhur në këtë madhësi.Metri është njësia bazë për matjen e gjatësisë (shënohet m). Metri katror është njësia bazë për matjen e syprinave, shënohet m2. 1 dynym = 1000 m2; 1 hektar = 10 000 m2.Njësi e vëllimit është vëllimi i kubit që e ka brinjën sa njësia e gjatësisë. 1 m3; 1 km3 etj.Kreu 8Numra të plotë pozitivë janë numrat natyrorë 1, 2, 3, 4... që shënohen ndryshe +1, +2, +3 etj.Numra të plotë negativë janë numrat –1, –2, –3, –4 etj.Numra të kundërt të njëri-tjetrit janë numrat n dhe –n , ku n është numër natyror. Numra të plotë janë numrat natyrorë, numrat e plotë negativë dhe numri zero. Bashkësia e numrave të plotë shënohet me shkronjën Z.Kreu 9Shprehje shkronjore janë shprehjet që formohen nga numra e shkronja të lidhura me shenjat e veprimeve aritmetike dhe kllapat.Kufiza të ngjashme quhen kufizat e shprehjes që kanë të njëjtën pjesë shkronjore.Barazimi numerik formohet duke lidhur dy numra ose dy shprehje numerike me shenjën “=”.Ekuacion quhet barazimi shkronjor (me ndryshore), për të cilin kërkohet vlera e shkronjës (ndryshores), që e kthen atë në barazim numerik të vërtetë.Rrënjë (zgjidhje) e ekuacionit quhet vlera e shkronjës (ndryshores), që e kthen atë në barazim numerik të vërtetë.Mosbarazimi numerik formohet nga dy numra ose dy shprehje numerike, të lidhura midis tyre me shenjën > (më e madhe) ose < (më e vogël). Inekuacion quhet mosbarazimi me një ndryshore, për të cilin kërkohen vlerat e ndryshores që e vërtetojnë atë (e kthejnë në mosbarazim numerik të vërtetë me të njëjtin kah). Çdo vlerë e tillë e ndryshores quhet zgjidhje e inekuacionit. Kreu 10Kilogrami është njësia bazë për matjen e masës. Shënohet 1 kg. Sekonda është njësia bazë e matjes së kohës. Shënohet sek. 1 minutë (shënohet 1 min.) = 60 sekonda1 orë (shënohet 1 h) = 60 minuta Ditë-nata ka 24 orë (shkurt thuhet dita). Nxënësi e një ene quhet sasia e lëngut që përmban ena. litri (shënohet l) është njësia themelore e nxënësisë.Kreu 11Rrafsh koordinativ është rrafshi ku janë marrë dy boshte koordinative x’x dhe y’y normale njëri me tjetrin, me origjinë të përbashkët pikën e prerjes së tyre O dhe me të njëjtën njësi gjatësie. Pikën O e quajmë origjinë të koordinatave. Boshtin horizontal x’x e quajmë bosht të abshisave, kurse boshtin vertikal y’y e quajmë bosht të ordinatave. Shumëfaqësha quhen trupat, sipërfaqja e të cilëve përbëhet nga pjesë të sheshta (të rrafshëta), kubi, kuboidi, prizmi, piramida janë shumëfaqësha.

