Page 282 - Demo
P. 282
MATEMATIKA 6278Kreu 12Bashkësia është përcaktuar (ose është dhënë), kur për çdo objekt ne mund të dallojmë me siguri nëse i përket apo nuk i përket bashkësisë. Ndryshore që përshkon bashkësinë është shkronja që përdoret për t’i paraqitur elementet e bashkësisë, kur ata nuk i tregojmë dot një për një. Në vend të kësaj shkronje, mund të vihet cilido prej elementeve të bashkësisë. Secili nga elementet e bashkësisë quhet vlerë e kësaj ndryshoreje.Funksion të bashkësisë A në bashkësinë B kemi nëse çdo elementi të bashkësisë A, i shoqërohet një element i vetëm i bashkësisë B. Përdoret shënimi \Bashkësia A quhet bashkësia e përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), kurse bashkësia B quhet bashkësia e vlerave te funksionit (kodomena). Nëse elementi a A ∈ shoqërohet me elementin b B ∈ , duke formuar dyshen e renditur (a, b), atëherë numri b quhet vlerë e funksionit të shqyrtuar për x = a dhe shënohet f(a). Grafik i funksionit f : A → B : quhet bashkësia e pikave të rrafshit koordinativ xOy, të cilat kanë si abshisë elementë të A dhe si ordinatë vlerën përgjegjëse të funksionit. Kreu 13Mesorja (mediana) është vlera e mesit e një vargu statistikor kur kufizat e tij janë radhitur nga më e vogla deri te më e madhja. Mesatare (aritmetike) e vargut të të dhënave x1, x2, ... , xn quhet numri nx1 + x2 + ... + xnModë quhet vlera e vargut statistikor që ndeshet më shpesh. Ajo ka dendurinë më të madhe.Amplitudë quhet ndryshimi ndërmjet vlerës më të madhe dhe vlerës më të vogël në vargun statistikor.Ngjarje e rastit është ngjarja, e cila në kushte të caktuara të njëjta mund të ndodhë apo mund të mos ndodhë.Probabiliteti është numri që shërben si masë për mundësinë e ndodhjes së një ngjarjeje të caktuar. Hapësirë e rezultateve të një ngjarjeje quhet bashkësia e të gjithë rezultateve të mundshme.Ngjarje e pamundur është ngjarja me probabilitet të barabartë me zero.Ngjarje e sigurt është ngjarja me probabilitet të barabartë me një.

