Page 29 - Demo
P. 29


                                    1. NUMRAT NATYRORË. MBLEDHJA DHE ZBRITJA E TYRE25USHTRIMEC Ushtrohuni duke zbatuar 1. Në një qytezë të Kosovës, numri i nxënësve të regjistruar vitin e shkuar ishte 1289. Ky numër është 134 nxënës më i vogël se numri i të regjistruarve sivjet. Sa nxënës janë regjistruar sivjet? •	 Lexoni me kujdes problemën. •	 Paraqitni shkurt të dhënat dhe kërkesën. •	 Cila nga skemat e dhëna më poshtë i përshtatet problemës? •	 Hartoni planin. •	 Kryeni veprimet. •	 Jepni përgjigjen. •	 Bëni provën. 2. Një pishinë u mbush për dy orë. Në orën e parë, në të u derdhën 25 600 litra ujë, kurse në orën e dytë u derdhën 10 210 litra ujë më pak se në orën e parë. Sa litra ujë ka pishina e mbushur? •	 Zgjidhni problemën sipas hapave të paraqitur më lart.•	 Cila nga skemat e dhëna në figurën 1.12 i përshtatet problemës? 3. Në tekstin e problemës së mëposhtme mungon një e dhënë e nevojshme për ta zgjidhur atë. Agimi bleu një USB dhe një laptop. Ky i fundit kushtoi 600 euro. Shitësi i dha kusur 150 euro. Sa euro shpenzoi Agimi? •	 Gjeni të dhënën që mungon. •	 Jepini vetë një vlerë madhësisë që mungon dhe argumentoni zgjidhjen e problemës.1 Gjyshi (babai i nënës) ka lindur në vitin 1946. Ai ishte 29 vjeç kur lindi nëna dhe nëna ishte 29 vjeçe kur lindi motra ime. Në ç’vit ka lindur motra? 2 Në kopshtin zoologjik janë dy elefantë. Njëri prej tyre peshon 5092 kg, kurse tjetri peshon 1173 kg më pak. A mund t’i ngarkojnë ata në një kamion të madh, që mban pesha deri në 10 ton? Sipërfaqja e planetit tonë është 510100000 km2. Një pjesë e tij, me sipërfaqe 360700000 km2, është e mbuluar nga uji. Sa mijë km2 më e vogël se kjo është pjesa e sipërfaqes së planetit me tokë? Mikroskopi u shpik në Holandë, në vitin 1590, kurse kompjuteri i parë në SHBA, në vitin 1940. Aparati fotografik u shpik 249 vjet pas shpikjes së mikroskopit. Sa vjet para kompjuterit u shpik aparati fotografik? 34? këtë vit1289 vitin e shkuar134(më pak)1289 (vitin e shkuar)?këtë vit134(më pak)Fig.1.11? pishina25600 në orën I10210 në orën II? pishina25600 në orën I10210 (më pak)?në orën IIFig.1.12
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33