Page 31 - Demo
P. 31
1. NUMRAT NATYRORË. MBLEDHJA DHE ZBRITJA E TYRE27Mbledhja dhe zbritja e numrave natyrorë:7. Gjeni shumat dhe ndryshimin:a) 105 + 45 + 34; b) 86 + 34 + 128;c) 2405 – 249; d) 5460 – 456 – 453.Vetitë e veprimeve të mbledhjes dhe të zbritjes:8. Duke përdorur vetitë e ndërrimit dhe të shoqërimit, gjeni shumat:a) 37 + 43 + 45 + 85; b) 36 + 21 + 14 + 79;c) 14 – 5 – 8; d) 2600 – 2000 – 100.Radha e kryerjes së veprimeve në një shprehje aritmetike, me dhe pa kllapa:9. Njehsoni vlerën e shprehjeve numerike:a) 33 + 55 – 5 – 16 + 10;b) 1663 – (2506 – 1235) + 2137;c) 30 + (65 – 4) – 16 + [10 – (35 – 32)].10. Shprehni fjalitë e mëposhtme duke përdorur simbole matematike.a) Shumës së numrave 32 dhe 18 i zbritet ndryshimi i numrave 25 dhe 15. b) Ndryshimit të numrave 64 dhe 20 i zbritet numri 30 dhe i shtohet shuma e numrave 49 dhe 51. Zgjidhja e situatave problemore, duke argumentuar veprimet:11. Në një shportë kishte disa domate. Pasi në të u shtuan 7 domate, numri i tyre u bë 15. Sa domate ishin në shportë? 12. Nga një rrotull teli u prenë 9 m tel; në të mbetën 12 m. Sa m tel ishin në fillim? 13. Në plazh kishte 250 veta. Disa u futën në det dhe në rërë mbetën 140 veta. Sa veta u futën në det? 14. Mali i Everestit arrin lartësinë 8848 metra. Gjeravica me 2656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) në pjesën e Kosovës. Gjeni ndryshimin midis dy lartësive.

