Page 32 - Demo
P. 32
MATEMATIKA 6281.11 Vlerësim Koha: 45 minuta1 a) Shkruani me shifra numrat natyrorë:tre mijë e katërqind e njëzetë e tre; dymbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e shtatë. b) Shkruani me fjalë numrat: 5400; 37010. (4 pikë)2 Rrumbullakoni numrin 4537: a) në dhjetëshen më të afërt; b) në qindëshen më të afërt; c) në mijëshen më të afërt.(3 pikë) 3 Plotësoni zbërthimet: a) 2564 = 2M + ... Q + ... Dh + ... Nj; b) 46 520 = 4 · 10000 + 6 · 1000 + ...(2 pikë) 4 Renditni në rritje numrat: 234 500; 87900; 240 109.(2 pikë) 5 Duke përdorur vetëm një herë secilën nga shifrat 0, 1, 3, 5, 7, 9, shkruani numrin më të madh dhe numrin më të vogël që mund të krijohet me to. (2 pikë) 6 Nga barazimi 150 – 10 = 140, plotësoni:10 = ...150 = ...(2 pikë) 7 Duke zbatuar vetitë e mbledhjes, gjeni shpejt shumat: a) 35 + 62 + 28 + 45; b) 93 + 15 + 7.(3 pikë) 8 Kryeni në shtyllë: a) mbledhjen 3476 + 3815; b) zbritjen 2564 – 857. (4 pikë) 9 Gjeni vlerën e shprehjes (45 – 10) – (35 – 16).(2 pikë) 10 Historianët mendojnë se Mesjeta ka filluar në vitin 476 dhe ka mbaruar në vitin 1492. Sa vjet ka zgjatur ajo? (3 pikë) 11 Një çiklist përshkoi 36 km gjatës orës së parë, kurse gjatë orës së dytë, 6 km më pak. Sa km përshkoi ai për dy orë? (3 pikë)

