Page 35 - Demo
P. 35
2. SHUMËZIMI DHE PJESËTIMI I NUMRAVE NATYRORË31USHTRIMEMe shkronja, kjo veti paraqitet kështu: a · (b + c) = a · b + a · c(b + c) · a = b · a + c · ad. Shumëzimi gëzon vetinë e shpërndarjes në lidhje me zbritjen. Pra, nëse a, b, c janë numra natyrorë (ku b > c), atëherë: a · (b – c) = a · b – a · c A mund ta shprehni me fjalë vetinë e shpërndarjes në lidhje me zbritjen?e. Shumëzimi me 1 nuk e ndryshon numrin. Pra, nëse a është numër natyror çfarëdo (ose zero) kemi a · 1 = 1 · a = af. Shumëzimi me zero jep numrin zero. Pra, nëse a është numër natyror çfarëdo (ose zero) kemi a · 0 = 0 · a = 0.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Nëse një mbledhor ka vlerën 7, sa është shuma e 5 mbledhorëve? Po nëse një mbledhor ka vlerën 6, sa është shuma e 4 mbledhorëve? 2. Agimi lexon çdo ditë 25 faqe letërsi artistike. Sa faqe lexon ai gjatë muajit tetor? Po gjatë vitit në vazhdim? 3. Në një pemishte ka 9 rreshta me drurë dhe çdo rresht ka 5 drurë. Gjeni numrin e drurëve në pemishte në dy mënyra. 4. Përdorni vetinë e shpërndarjes në lidhje me mbledhjen apo zbritjen. (10 + 4) · 5 = (9 – 7) · 8 =7 · 4 + 3 · 4 = (...) · 4 27 · 5 – 3 · 5 = (...) · 55. Gjeni duke përdorur vetinë e shoqërimit. a) (6 · 5) ·2; b) (3 · 4) · 25; c) (7 · 125) · 8. 6. Në Hënë, sendet peshojnë 6 herë më pak se në Tokë, kurse në Jupiter peshojnë 3 herë më shumë. Sa do të peshoje ti në Jupiter? Po në Hënë? 1 Shënoni përbri fjalisë shkronjën V, kur ajo është e vërtetë, dhe shkronjën G, kur ajo është e gabuar. a) Fjala “faktor” tregon rezultatin e shumëzimit. b) Prodhimi i një numri natyror me zero është 0. c) Prodhimi i një numri natyror me 1 është numri 1. d) Fjalët “shumëzim” dhe “prodhim” kanë kuptim të njëjtë. 2 Një restorant porositi 15 tavolina me çmim 95 euro dhe 60 karrige me çmim 35 euro secila. Sa euro shpenzoi gjithsej? 3 Për të ngjyer një derë duhen 800 g ngjyrë, kurse për të ngjyer një dritare duhen 200 g më pak. Sa ngjyrë duhet për të ngjyer 3 dyer dhe 4 dritare? 4 Duke përdorur vetinë e ndërrimit dhe të shoqërimit të shumëzimit, gjeni: a) 5 · 7 · 40; b) 4 · 33 · 25. 5 Një shitës kërkoi një furnizim prej 400 vezësh për dyqanin e tij. I sollën 45 kuti me nga 6 vezë secila. Edhe sa vezë duhet t’i sjellin sërish?

