Page 36 - Demo
P. 36
MATEMATIKA 6322.2 Shumëzimi i numrave natyrorëA Kërkoni dhe zbuloniDy motra, Zana dhe Mira, vizitojnë kopshtin botanik së bashku me prindërit e tyre dhe me gjyshin. Çmimi i hyrjes për fëmijët është 60 centë, për të rriturit 100 centë (1 euro), për të moshuarit 80 centë. Sa centë paguan për të hyrë ata si familje? Vajzat bënë këto njehsime:Zana: 2 · 60 = 120 centë2 · 100 = 200 centë120 + 200 + 80 = 400 centë Mira: 2 · 60 + 100 + 80 = 120 + 100 + 80 = 300 centëCila ka vepruar drejt? Kush ka gabuar dhe pse? Punë në grupTregoni si veproni për të shumëzuar dy numra natyrorë:a) kur njëri nga faktorët është numër njëshifror;b) kur të dy faktorët janë numra dy ose më shumë shifrorë.B Vrojtoni dhe mësoniPër të shumëzuar në shtyllë numrin 437 me numrin dyshifror 35, veprohet kështu: • Shumëzojmë në fillim numrin 437 me shifrën e njësheve (5) të faktorit të dytë: 437 · 5 = 2185 • Shumëzojmë pastaj numrin 437 me shifrën e dhjetësheve (3) të faktorit të dytë: 437 · 3 = 1311. Prodhimet e gjetura i vendosim njëri nën tjetrin, siç tregohet më poshtë, dhe i mbledhim: Mbani mend:Prodhimi i dy ose më shumë numrave natyrorë është gjithmonë numër natyror.Për të kryer veprime aritmetike mund të përdorni edhe kalkulatorin (makinën llogaritëse). Punë në grup Kryeni me ndihmën e kalkulatorit (makinës llogaritëse) veprimet e shumëzimit: 234 · 23; 3456 · 34.

