Page 37 - Demo
P. 37


                                    2. SHUMËZIMI DHE PJESËTIMI I NUMRAVE NATYRORË33USHTRIMEB Ushtrohuni duke zbatuar 1. Gjeni prodhimet:a) 40 · 20; b) 35 · 200; c) 58 · 26; d) 135 · 34.2. Luani bleu 3 libra me nga 35 euro secili dhe 2 albume me nga 42 euro secili. Sa euro pagoi ai? 3. Nga dy brigjet e liqenit u nisën përballë njëra-tjetrës dy varka, me shpejtësi 180 m/min dhe 230 m/min. Gjerësia e liqenit është 2500 m. Sa do të jetë largesa midis varkave pas 10 minutash? Përdorni skemën e paraqitur në figurën 2.2.1 Një milje ka 1609 m. Sa m ka përshkuar autobusi që udhëtoi 2 orë me shpejtësi 45 milje/orë? 2 Kryeni veprimet me makinë llogaritëse: a) 78 · 86; b) 234 · 9; c) 358 · 24; d) 250 · 330. 3 Për udhëtimin me taksi duhen paguar 3 euro për shërbimin dhe 2 euro për çdo km rrugë. Sa kushton udhëtimi me taksi prej shtëpisë deri te sheshi që është 4 km larg?4 Me anë të makinës llogaritëse, gjeni syprinën e drejtkëndëshit me brinjë 3 dm 6 cm dhe 8 dm 6 cm. A është kjo syprinë më e madhe apo më e vogël se 32 dm2? Sa është ndryshimi? 5 Çdo ditë një atlet stërvitet duke përshkuar 4 herë xhiron e paraqitur në figurën 2.3. Ç’largesë përshkon ai gjatë stërvitjes? Gjatë kërcimit, bretkosa hidhet në një largesë 36 herë më të madhe se trupi i saj. Nëse do ta kishte këtë aftësi një djalë me gjatësi 155 cm, a do ta kalonte ai me një kërcim gjerësinë e fushës së futbollit (50 m)? 6Varka I Varka II2500 mFig. 2.2108 m76 m76 m 76 m 108 mFig. 2.3
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41