Page 38 - Demo
P. 38
MATEMATIKA 6342.3 Pjesëtimi pa mbetje i numraveA Kërkoni dhe zbuloniLexoni problemat e mëposhtme dhe përcaktoni nëse duhen kryer pjesëtime apo shumëzime. Kryeni veprimet dhe përgjigjuni pyetjeve.1. Babai i Jetmirit është 40 vjeç. Jetmiri është 4 herë më i ri se babai i tij. Sa vjeç është Jetmiri? 2. Mara dhe Besa koleksionojnë shishe të vogla. Mara ka 12 shishe; ajo ka 3 herë më pak se Besa. Sa shishe ka Besa? B Vrojtoni dhe mësoniI. Pjesëtimi pa mbetje është veprimi i kundërt i shumëzimit. Në barazimin 28 : 7 = 4, numri 28 është i pjesëtueshmi, numri 7 është pjesëtuesi, numri 4 është herësi. Nga barazimi 4 · 7 = 28, mund të shkruhen dy pjesëtime të ndryshme:28 : 7 = 4 dhe 28 : 4 = 7. Për pjesëtimin pa mbetje mund të përdoren shprehje të ndryshme: pjesëtoj, ndaj në pjesë të barabarta, gjej sa herë përmbahet njëra te tjetra, gjej sa herë më i madh (më i vogël) është, gjej herësin etj. Pjesëtimi është veprim që kryhet. Herësi është numër që gjendet. • Pjesëtimi nuk e ka vetinë e ndërrimit. A mund të sillni një shembull?• Pjesëtimi nuk ka as vetinë e shoqërimit. A mund të sillni një shembull?• Duke pjesëtuar zeron me një numër natyror, marrim zero. • Asnjë numër natyror nuk mund të pjesëtohet me zero. Kemi 0 : 27 = 0, por 27 : 0 është pa kuptim. • Kur pjesëtojmë një numër natyror me veten, marrim si herës numrin 1. • Kur pjesëtojmë një numër me 1, marrim si herës këtë numër. Kemi 28 : 28 = 1 dhe 28 : 1 = 28. II. Pjesëtimi i dy numrave shumëshifrorë Shembulli 1Vrojtoni si është kryer pjesëtimi.741:3 24761412 21 21 0=Shembulli 2 Vrojtoni si është kryer pjesëtimi.1848:14 132 14 44 42 28 28 0=

