Page 40 - Demo
P. 40
MATEMATIKA 6362.4 Radha e kryerjes së veprimeveA Kërkoni dhe zbuloniGjatë muajit shtator, një librari shiti 12 libra artistikë me çmim 25 euro, 5 albume me kafshë me çmim 20 euro dhe 4 fjalorë me çmim 40 euro secili. Shkruani një shprehje për të gjetur sa euro arkëtoi libraria për këtë muaj. Njehsoni vlerën e shprehjes.B Vrojtoni dhe mësoniI. Në qoftë se në një shprehje numerike nuk ka kllapa dhe në të figurojnë katër veprimet aritmetike (mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim), atëherë në fillim kryhen veprimet e shumëzimit dhe të pjesëtimit, sipas radhës së shkruar dhe pastaj veprimet e mbledhjes e zbritjes, sipas radhës që janë shkruar. Shembulli 1 5 + 15 : 3 – 3 · 2 – 400 : 200 = (kryejmë pjesëtimet dhe shumëzimin) 5 + 5 – 6 – 2 = (kryejmë mbledhjen) 10 – 6 – 2 = (kryejmë zbritjen e parë)4 – 2 = 2II. Në qoftë se në një shprehje numerike figurojnë katër veprime aritmetike (mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim) dhe kllapa të rrumbullakta, atëherë në fillim kryhen veprimet brenda kllapave; më pas, kryhen veprimet e shumëzimit dhe pjesëtimit dhe pastaj veprimet e mbledhjes dhe të zbritjes, sipas radhës që janë shkruar. Shembulli 244 – 2 . (10 + 8 : 2 . 2) = (kryejmë veprimin e pjesëtimit brenda kllapës)44 – 2 . (10 + 4 . 2) = (kryejmë veprimin e shumëzimit brenda kllapës)44 – 2 . (10 + 8) = (kryejmë veprimin e mbledhjes brenda kllapës dhe më pas shumëzimin)44 – 2 . 18 = 44 – 36 = 8 III. Në qoftë se shprehja ka veprime të zbritjes ose pjesëtíme të njëpasnjëshme, veprimet kryhen sipas rradhës që janë shkruar.Shembulli 350 – 64 : 8 : 4 – 12 – 4 = (kryejmë veprimin e parë të pjesëtimit)50 – 8 : 4 – 12 – 4 = (kryejmë pjesëtimin e dytë)50 – 2 – 12 – 4 = (kryejmë veprimet e zbritjes sipas rradhës)48 – 12 – 4 =36 – 4 = 32

