Page 42 - Demo
P. 42


                                    MATEMATIKA 6382.5 Pjesëtimi me mbetje A Kërkoni dhe zbuloniSi mund të veprojmë, nëse kemi 12 libra dhe duam t’i ndajmë midis:a) 3 shokëve?b) 5 shokëve?Në cilin rast do të na mbeteshin libra? Argumentoni përgjigjen.B Vrojtoni dhe mësoniKur përpiqemi të ndajmë në mënyrë të barabartë 12 libra midis 3 nxënësve, secili merr 4 libra. Pjesëtimi bëhet pa mbetje. Gjejmë herësin 4 dhe nuk ka mbetje. 12 : 3 = 4 sepse 3 · 4 = 12. Kur përpiqemi të ndajmë në mënyrë të barabartë 12 libra midis 5 nxënësve, secili merr 2 libra dhe mbeten 2 libra. Në këtë rast themi që kemi pjesëtim me mbetje të numrit 12 me numrin 5. 12 është i pjesëtueshmi, 5 është pjesëtues, 2 është herësi dhe 2 është mbetja.Shkruajmë 12 : 5 = 2(2), duke kuptuar që 12 = 5 · 2 + 2. Punë në grupA mund të tregoni me ndihmën e shkronjave varësinë ndërmjet të pjesëtueshmit, pjesëtuesit, herësit dhe mbetjes?Gjatë pjesëtimit me numrin 3, mbetja mund të jetë 0, 1 ose 2. Gjatë pjesëtimit me numrin 4, mbetja mund të jetë 0, 1, 2 ose 3. Shembull624 : 3 = 208(0)934 : 3 = 311(1)1097 : 3 = 365(2)Mbani mend:Mbetja është gjithmonë më e vogël se pjesëtuesi.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Cila nga fjalitë e mëposhtme është e vërtetë?a) Gjatë pjesëtimit të 32 me 6, gjejmë herësin 5 e mbetjen 2. b) Gjatë pjesëtimit të 39 me 5, gjejmë herësin 7 e mbetjen 5. 2. A janë të sakta shënimet?a) 48 : 5 = 9(3); b) 145 : 12 = 12(2). 3. a) Nga barazimi 25 = 3 · 7 + 4, gjeni herësin dhe mbetjen e pjesëtimit të 25 me 7. b) Nga barazimi 119 = 11 · 10 + 9, gjeni mbetjen e pjesëtimit të 119 me 11. 
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46