Page 43 - Demo
P. 43
2. SHUMËZIMI DHE PJESËTIMI I NUMRAVE NATYRORË391 Kryeni pjesëtimin me mbetje: a) të 458 me 9; b) të 247 me 4; c) të 127 me 100; d) të 7978 me 89.2 Kontrolloni barazimin dhe emërtoni të pjesëtueshmin, pjesëtuesin, herësin dhe mbetjen: a) 2053 = 84 · 24 + 37; b) 2891 = 2 · 1000 + 891. 3 Gjeni numrin më të vogël me dy shifra, gjatë pjesëtimit të të cilit me 12 merret mbetja 2. 4 Gjeni dy numra që të mos kenë mbetje kur pjesëtohen me numrat:a) 3 dhe 5; b) 6 dhe 8.5 Gjeni numrin më të vogël, i cili nuk jep mbetje kur pjesëtohet me numrat:a) 3 dhe 7; b) 2 dhe 8; c) 4 dhe 10.6 Shkruani gjithë numrat dyshifrorë që nuk lënë mbetje kur pjesëtohen: a) me numrin 8; b) me numrin 11; c) me numrin 48; d) me numrin 99. 7 Gjeni të pjesëtueshmin nëse pjesëtuesi është 24, herësi është 3 dhe mbetja 2. 8 Shkolla ka 90 nxënës. A mund të radhiten ata: a) në 4 rreshta me të njëjtin numër nxënësish? b) në 6 kolona me të njëjtin numër nxënësish? Argumentoni përgjigjen.9 Duke përdorur kalkulatorin (makinën llogaritëse), zgjidhni problemat e mëposhtme. a) 712 libra do t’i ndajmë në rafte, që mbajnë secili nga 25 libra. Sa rafte duhen? b) Gjatë muajit tetor ra shi çdo ditë. Sasia e shiut të rënë gjithsej është 633 mm. Sa mm shi ka rënë mesatarisht çdo ditë? USHTRIME4. Kryeni pjesëtimet me makinë llogaritëse: a) 96 : 25; b) 369 : 43; c) 3651 : 62. 5. Një kanal prej 31 metrash duhet të hapet brenda një javë, duke gërmuar të njëjtën thellësi çdo ditë. Pas 7 ditësh kanali nuk mbaroi. Sa m kanal mbetën pa u hapur? Diskutoni.

