Page 44 - Demo
P. 44
MATEMATIKA 6402.6 Shumëfisha dhe faktorëA Kërkoni dhe zbuloni1. Shkruani 5 numrat e parë që, kur pjesëtohen me 4, japin mbetjen 0. Cilën mbetje marrim nëse pjesëtojmë 348 me 4?2. Shkruani numrat që, kur pjesëtojnë numrin 24, japin mbetjen 0. A mund t’i shkruani të gjithë këta numra?B Vrojtoni dhe mësoniI. ShumëfishatMbani mend:Shumëfisha të një numri quhen të gjithë numrat që merren duke e shumëzuar atë me numra natyrorë. P.sh. shumëfisha të numrit 2 janë 2, 4, 6, 8 etj.Në figurën 2.4 është paraqitur tabela 10 · 10 që përmban 100 numrat e parë natyrorë. Shumëfishat e numrit 3 janë ata që ndodhen në katrorët e ngjyrosur.1 2 3 4 5 6 7 8 9 1011 12 13 14 15 16 17 18 19 2021 22 23 24 25 26 27 28 29 3031 32 33 34 35 36 37 38 39 4041 42 43 44 45 46 47 48 49 5051 52 53 54 55 56 57 58 59 6061 62 63 64 65 66 67 68 69 7071 72 73 74 75 76 77 78 79 8081 82 83 84 85 86 87 88 89 9091 92 93 94 95 96 97 98 99 100Fig. 2.4II. FaktorëtMbani mend:Faktorë të një numri quhen të gjithë numrat natyrorë me të cilët ai plotpjesëtohet (pjesëtohet pa mbetje). Për shembull, numrat 1, 2, 3, 6 quhen faktorë të numrit 6.Faktorët e një numri natyror mund të gjenden me anë të pjesëtimit.ShembullLe të gjejmë të gjithë faktorët e numrit 30. Në fillim e pjesëtojmë atë me 1 dhe kemi 30 : 1 = 30. (1 dhe 30 janë faktorë të numrit 30).Pastaj, pjesëtojmë me 2 dhe marrim 30 : 2 = 15 (2 dhe 15 janë faktorë të numrit 30).

