Page 46 - Demo
P. 46
MATEMATIKA 6422.7 Numrat e thjeshtë dhe numrat e përbërë. Numrat çift dhe tekA Kërkoni dhe zbulonia) Jepen numrat: 2, 3, 5, 7, 11, 13, 17, 19. Sa faktorë (pjesëtues) ka secili prej tyre?b) Jepen numrat: 4, 6, 8, 15, 20, 21. Sa faktorë ka secili prej tyre? Cili nga numrat ka si faktor numrin 2?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen e bankës.B Vrojtoni dhe mësoniVumë re se numrat 2, 3, 5, 7, 11, 13, 17, 19 kanë vetëm dy faktorë të ndryshëm: 1 dhe veten. Mbani mend:Numri që ka vetëm dy faktorë të ndryshëm quhet numër i thjeshtë (prim).Numrat 4, 6, 8, 15, 20, 21 kanë më shumë se dy faktorë të ndryshëm. Mbani mend:Numri që ka më shumë se dy faktorë të ndryshëm quhet numër i përbërë.Numri 1 është numër i veçantë: ai nuk është as i thjeshtë, as i përbërë, sepse ka vetëm një faktor, numrin 1.Numrat 4, 6, 8, 20 etj. kanë faktor numrin 2. Ata quhen numra çift.Numrat 7, 9, 15, 21 etj. nuk kanë faktor numrin 2. Ata quhen numra tek.Sita e EratostenitPër të gjetur të gjithë numrat e thjeshtë, deri te një numër natyror i caktuar, ekziston një metodë e vjetër dhe e lehtë.1 2 3 4 5 6 7 8 9 1011 12 13 14 15 16 17 18 19 2021 22 23 24 25 26 27 28 29 3031 32 33 34 35 36 37 38 39 4041 42 43 44 45 46 47 48 49 5051 52 53 54 55 56 57 58 59 6061 62 63 64 65 66 67 68 69 7071 72 73 74 75 76 77 78 79 8081 82 83 84 85 86 87 88 89 9091 92 93 94 95 96 97 98 99 100Fig. 2.5

