Page 47 - Demo
P. 47
2. SHUMËZIMI DHE PJESËTIMI I NUMRAVE NATYRORË43USHTRIME1 a) Cilët numra, ndërmjet 20 dhe 50, kanë vetëm dy faktorë?b) Plotësoni fjalinë: “Një numër që ka tre ose më shumë faktorë të ndryshëm është numër…”.2 a) Vëreni sitën e Eratostenit. Sa çifte numrash të njëpasnjëshëm janë të thjeshtë? Cilët janë?b) Sa herë vëreni tre numra të njëpasnjëshëm që janë të thjeshtë? Argumentoni përgjigjen.c) Cila mund të jetë shifra e fundit e një numri të thjeshtë? d) Numri i thjeshtë mund të jetë çift apo tek? Argumentoni përgjigjen.3 3 dhe 5 janë numra të thjeshtë me ndryshesë 2.a) Cili është çifti pasues i numrave të thjeshtë që kanë këtë veti?b) Sa çifte numrash të thjeshtë, që e gëzojnë këtë veti, ka ndërmjet 1 dhe 100?4 Cili është numri më i vogël, i cili ka:a) dy pjesëtues të thjeshtë të ndryshëm?b) tre pjesëtues të thjeshtë të ndryshëm?5 Shkruani si shumë të numrave të thjeshtë numrat nga 3 deri te 10. 6 Jepen numrat: 23; 34; 500; 3598; 230; 305; 2004; 12009; 23402; 400 398; 889005.a) Qarkoni numrat çift.b) Nënvizoni numrat tek.Vrojtoni figurën 2.5, ku është paraqitur një tabelë 10 · 10 që jep 100 numrat e parë natyrorë. Ndiqni këtë radhë veprimesh:a) Numri i parë në tabelë është 1. Hiqni një kryq mbi të, sepse nuk është i thjeshtë.b) Numri pasues në tabelë është 2. Qarkojeni atë, sepse është i thjeshtë.c) Vini kryq mbi të gjithë shumëfishat e 2, sepse ata janë të përbërë, janë numra çift.d) Numri pasues në tabelë është 3. Qarkojeni atë, sepse është numër i thjeshtë.e) Vini kryq mbi të gjithë numrat e mbetur në tabelë që janë shumëfisha të 3, sepse janë numra të përbërë.Vazhdoni në këtë mënyrë, duke qarkuar numrat e thjeshtë dhe duke vënë kryq mbi shumëfishat e tyre. Kështu mund të gjenden numrat e thjeshtë ndërmjet 1 dhe 100. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Shkruani bashkësinë A që ka si elemente 10 numra çift dhe bashkësinë B me elemente 10 numra tek. Më pas, ndajini këto elemente në dy bashkësi të reja të numrave të thjeshtë dhe të përbërë.2. Gjeni të gjithë faktorët e numrit 35. A është ai numër i thjeshtë?3. Gjeni të gjithë faktorët e numrit 37. A është ai numër i thjeshtë?4. a) Shkruani 10 numrat e parë çift.b) Shkruani 10 numrat e parë tek.c) A mund të gjeni një numër që është dhe çift dhe tek? Argumentoni.5. Cili është numri më i madh i thjeshtë i njohur deri tani? Kërkoni në internet.

