Page 48 - Demo
P. 48
MATEMATIKA 6442.8 Zbërthimi në faktorë të thjeshtëA Kërkoni dhe zbuloniPunë në grupZbërtheni në prodhim faktorësh numrat 21, 30 dhe 120, në mënyra të ndryshme. Në cilin rast të zbërthimit, faktorët janë të gjithë numra të tjeshtë?B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Faktorët e një numri, që janë numra të thjeshtë, quhen faktorë të thjeshtë të tij. Për shembull: faktorët e thjeshtë të numrit 15 janë 3 dhe 5. Ju mund të shkruani 15 = 3 · 5.Çdo numër natyror mund të shkruhet si prodhim i faktorëve të thjeshtë të tij. Për ta bërë këtë, ka disa mënyra.Mënyra e parë (Pema e faktorëve)ShembullVëreni pemën e faktorëve të paraqitur në figurën 2.6. Nëpërmjet saj janë paraqitur të gjithë faktorët e numrit 126. Rrethojmë të gjithë numrat e thjeshtë që ndodhen në fund të degëve të pemës. Faktorë të thjeshtë të 126 janë numrat 2, 7, 3, 3.1262 637 93 3Fig. 2.6Numrin 126 mund ta zbërtheni në faktorë me ndihmën e pemës dhe me mënyra të tjera, si në figurën 2.7Edhe sipas këtij zbërthimi, faktorët e thjeshtë të numrit 126 janë 2; 3; 3; 7.Kështu, numri 126 mund të shkruhet si prodhim faktorësh të thjeshtë:126 = 2 · 7 · 3 · 3.126142 7 393Punë në grupMe ndihmën e pemës së faktorëve zbërtheni në faktorë të thjeshtë numrin 200. Çfarë vini re? Fig. 2.7Mënyra e dytëFaktorët e thjeshtë të një numri mund të gjenden duke e pjesëtuar atë në mënyrë të përsëritur me numrat e thjeshtë, të marrë në radhë rritëse: 2, 3, 5, 7, 11, 13,...

