Page 50 - Demo
P. 50
MATEMATIKA 6462.9 PMP-ja dhe SHVP-ja e dy numrave natyrorëA Kërkoni dhe zbuloniPlotësoni në diagram faktorët e numrit 20 dhe të numrit 30, duke dalluar faktorët e përbashkët. Cili është më i madhi? B Vrojtoni dhe mësoniI. PMPMbani mend:Pjesëtuesi më i madh i përbashkët i dy numrave shënohet shkurt PMP. Më sipër vutë re se :Faktorë të numrit 20 janë: {1; 2; 4; 5; 10; 20};Faktorë të numrit 30 janë: {1; 2; 3; 5; 6; 10; 15; 30};Faktorë të përbashkët të numrave 20 dhe 30 janë: {1; 2; 5; 10}.Kështu për numrat 20 dhe 30 faktori më i madh i përbashkët i tyre është 10.Për të gjetur PMP e dy numrave veprojmë në këtë mënyrë:I. Shkruajmë të gjithë pjesëtuesit e numrit të parë, në radhitjen rritëse;II. Shkruajmë të gjithë pjesëtuesit e numrit të dytë, në radhitjen rritëse;III. Gjejmë pjesëtuesit e përbashkët të dy numrave;IV. Gjejmë më të madhin ndërmjet këtyre pjesëtuesve të përbashkët. Ai është PMP i numrave të shqyrtuar.II. SHVPShembullJanë dhënë numrat 6 dhe 8.Shkruajmë disa shumëfisha të njëpasnjëshëm të numrit 6: 6, 12, 18, 24, 30, 36, 42, 48, …Shkruajmë disa shumëfisha të njëpasnjëshëm të numrit 8: 8, 16, 24, 32, 40, 48, 56, ...Shkruajmë shumëfishat e parë të përbashkët të numrave 6 dhe 8: 24, 48, …Më i vogli i këtyre shumëfishave të përbashkët është 24.Mbani mend:Më i vogli ndër shumëfishat e përbashkët të dy numrave shënohet shkurt SHVP.SHVP e numrave 6 dhe 8 është numri 24.

