Page 51 - Demo
P. 51
2. SHUMËZIMI DHE PJESËTIMI I NUMRAVE NATYRORË47USHTRIME1 Për çiftin e numrave 8 dhe 12:a) shkruani faktorët e secilit në radhitjen rritëse;b) shkruani faktorët e përbashkët;c) gjeni PMP e numrave 8 dhe 12.2 Plotësoni kërkesat e ushtrimit 1, për secilin nga çiftet e numrave:a) 18 e 24; b) 36 e 60; c) 48 e 60; d) 55 e 80. 3 Plotësoni kërkesat e ushtrimit 1 për numrat 21, 28 dhe 42.4 Për numrave 3, 4 e 6:a) shkruani 10 shumëfisha të numrit të parë;b) shkruani 10 shumëfisha të numrit të dytë;c) shkruani 10 shumëfisha të numrit të tretë;d) shkruani disa shumëfisha të përbashkët të numrave;e) gjeni SHVP e numrave 3, 4 dhe 6.5 Për çiftin e numrave 9 e 12:a) shkruani 10 shumëfisha të numrit të parë;b) shkruani 10 shumëfisha të numrit të dytë;c) shkruani disa shumëfisha të përbashkët të numrave;d) gjeni SHVP e numrave 9 e 12.6 Plotësoni kërkesat e ushtrimit 1 dhe 5, për secilin nga çiftet e numrave:a) 3 dhe 5; b) 12 e 18; c) 8 e 24; d) 25 e 40.7 Një atlet bën një xhiro rreth pistës për 65 sek, kurse një atlete tjetër për 70 sek. Ata nisen njëkohësisht.a) Pas sa sekondash atleti i parë e arrin të dytën, duke bërë një xhiro më tepër se ajo?b) Sa xhiro ka bërë i pari deri në këtë çast?C Ushtrohuni duke zbatuar1. Gjeni PMP të numrave: a) 15 dhe 20; b) 9 dhe 2.2. a) Sipas shembullit të mësipërm përshkruani metodën për gjetjen e SHVP të dy numrave natyrorë.b) Gjeni SHVP dhe PMP për numrat 45 dhe 50.3. Dy avionë nisen nga aeroporti në të njëjtën ditë. I pari kthehet pas 4 ditësh, i dyti pas 6 ditësh. Pas sa ditësh do të nisen në të njëjtën kohë të dy avionët?

