Page 53 - Demo
P. 53
2. SHUMËZIMI DHE PJESËTIMI I NUMRAVE NATYRORË49USHTRIME1 Duke përdorur algoritmin e Euklidit, gjeni PMP për çiftet e numrave:a) 36 e 60; b) 60 e 84; c) 12 e 32.2 Gjeni, nëpërmjet algoritmit të Euklidit, PMP për secilin nga çiftet e numrave:a) 100 e 90; b) 144 e 40; c) 225 e 30.3 Drini ka 50 fletore, 25 libra dhe 40 fletore vizatimi. Cili është numri më i madh i pakove që mund të formojë Drini me to, nëse në secilën prej pakove do të ketë të njëjtin numër fletoresh, librash dhe fletore vizatimi?4 Bardha ka 36 dredhëza, 24 bajame dhe 30 kumbulla. Cili është numri më i madh i pakove që mund të bëjë Bardha me to, nëse në secilën pako do të ketë numër të njëjtë me dredhëza dhe bajame të secilit lloj? 5 PMP i dy numrave është 12. Cili mund të jetë ky çift numrash? Sa zgjidhje mund të gjeni? Shënim: Pasi të keni gjetur PMP e dy numrave, mund të gjeni lehtësisht SHVP e tyre, duke përdorur këtë fakt: Prodhimi i PMP me SHVP e dy numrave është i barabartë me prodhimin e vetë këtyre numrave.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Duke përdorur algoritmin e Euklidit, gjeni PMP e numrave 21 dhe 28.Kontrolloni punën tuaj duke shkruar të gjithë faktorët e secilit numër. 2. Luleshitësi kërkon të bëjë buqeta me lule me zambakë të bardhë dhe të kuq. Ai ka në dispozicion 40 zambakë të bardhë dhe 35 zambakë të kuq. Sa buqeta mund të bëj ai, nëse në çdo buqetë ka të njëjtën numër lulesh?Pjesëtojmë 25 me mbetjen e tretë 20; gjejmë herësin 1 dhe mbetjen 5.Pjesëtojmë 20 me mbetjen e katërt 5; gjejmë herësin 4 dhe mbetjen 0.Mbetja e fundit e ndryshme nga 0 është 5. Prandaj PMP e numrave 120 dhe 455 është 5.

