Page 54 - Demo
P. 54
MATEMATIKA 6502.11 Rregulla të plotpjesëtimitA Kërkoni dhe zbuloni1. Shkruani disa numra çift. Vrojtoni shifrën e njësheve.A mund të nxirrni një përfundim për plotpjesëtimin e një numri me 10?2. Shkruani disa numra që të jenë shumëfisha të numrave: 10; 5; 4; 3.Çfarë vini re në shumëfishat e gjetur?3. A mund të tregoni kur një numër plotpjesëtohet me 9? Po me 6?Bashkëbisedoni.B Vrojtoni dhe mësoniGjatë veprimtarive të mëparshme, keni vënë re se plotpjesëtimi ndjek disa rregulla, të cilat janë paraqitur në mënyrë të përmbledhur në tabelën e mëposhtme. Që një numër të plotpjesëtohet me:Duhet e mjafton që:2 shifra e fundit të jetë numër çift;3 shuma e shifrave të numrit të jetë shumëfish i 3;4 gjysma e numrit të jetë numër çift;5 shifra e fundit e numrit të jetë 0 ose 5;6 numri të plotpjesëtohet me 2 dhe me 3;8 gjysma e numrit të plotpjesëtohet me 4;9 shuma e shifrave të numrit të jetë shumëfish i 9;10 numri të mbarojë me 0;100 numri t’i ketë dy shifrat e fundit 0.Shembull A është numri 3457 numër i thjeshtë? Zgjidhje Numri 3447 është tek, pra nuk plotpjesëtohet me 2. Shuma e shifrave të tij është 3 + 4 + 4 + 7 = 18, d.m.th. plotpjesëtohet me 3. Si pasojë numri 3457 plotpjesëtohet me 3, pra numri nuk është numër i thjeshtë.Punë në grupMe shifrat 2, 4, 5, 0 dhe 7 shkruani numra tre dhe katër shifrorë. Tregoni numrat që:a) plotpjesëtohen me 2;b) plotpjesëtohen me 3;c) plotpjesëtohen me 4;d) plotpjesëtohen me 5;e) plotpjesëtohen me 10;f) plotpjesëtohen me 9.

