Page 55 - Demo
P. 55
2. SHUMËZIMI DHE PJESËTIMI I NUMRAVE NATYRORË51USHTRIME1 Përdorni rregullat e plotpjesëtimit për të kontrolluar nëse janë të thjeshtë numrat: 81; 97; 67; 117; 111; 127. 2 Përdorni rregullat e plotpjesëtimit për të plotësuar pemën e faktorëve për numrat: 448; 729; 6345.3 Plotësoni fjalitë e mëposhtme duke i lejuar shkronjat x, y të marrin një ose dy nga këto vlera: 36; 15; 10; 14; 7; 49.a) x është shumëfish i 6 dhe y është faktor i 40.b) x është numër i thjeshtë dhe y është katror i plotë.4 Plotësoni katrorin me shifrat e duhura në mënyrë që numri i dhënë;a) të plotpjesëtohet me tre: 2 3; 19 45;b) të plotpjesëtohet me nëntë: 12 3; 20 35;c) të plotpjesëtohen me katër: 234 ; 40 2.5 Besniku kishte 550 euro. Ai bleu një celular 250 euro dhe me eurot që i tepruan bleu libra për biblotekën e tij me çmim 12 euro/copa. Sa libra bleu ai? 6 Në magazinë u shkarkuan 2 kamionë me mollë, që transportonin 3500 kg secili. Mollët u vendosën në arka që mbanin 25 kg secila. Sa arka u mbushën?C Ushtrohuni duke zbatuar1. Përdorni rregullat e plotpjesëtimit për të kontrolluar nëse:a) numri 1275 plotpjesëtohet me 5;b) numri 3141 plotpjesëtohet me 9;c) numri 21 648 plotpjesëtohet me 8;d) numri 38520 plotpjesëtohet me 10;e) numri 43572 plotpjesëtohet me 6;f) numri 3459 plotpjesëtohet me 3;g) numri 48020 plotpjesëtohet me 100.2. A është numri 237 numër i thjeshtë? Argumentoni përgjigjen.3. Miri ka 50 karamele, 25 çokollata, 40 biskota. Cili është numri më i madh i pakove që mund të formojë Miri me to, nëse në secilën prej pakove do të ketë të njëjtin numër karamelesh, çokollatash dhe biskotash?

