Page 57 - Demo
P. 57


                                    2. SHUMËZIMI DHE PJESËTIMI I NUMRAVE NATYRORË53Kriteret e plotpjesëtimit të numrave natyrorë me 2, 3, 4, 5, 6, 9 dhe me 10: 8. Shkruani pesë numrat e parë natyrorë që plotpjesëtohen me 2, 3, 4, 5, 6, 9 dhe me 10. Dalloni numrat që plotpjesëtohen njëkohësisht me dy ose tre prej tyre.Zbërthimi i një numri të përbërë në prodhim faktorësh të thjeshtë, me anë të metodës:a) së pemës së faktorëve;b) të pjesëtimeve të njëpasnjëshme.9. Zbërtheni në prodhim faktorësh të thjeshtë numrat 25; 33; 46; 120. Argumentoni veprimet.Çfarë janë dhe si gjenden PMP dhe SHVP e dy ose më shumë numrave:10. Për çiftin e numrave 24 dhe 36:a) shkruani faktorët e secilit në radhë rritëse;b) shkruani faktorët e përbashkët;c) gjeni PMP e numrave 24 dhe 36;d) Po SHVP e tyre, a mund ta gjeni?11. Për çiftin e numrave 4 dhe 6:a) shkruani pesë shumëfishat e parë për secilin;b) shkruani shumëfishat e përbashkët;c) gjeni SHVP.12. Duke përdorur algoritmin e Euklidit, gjeni PMP e numrave 28 me 16.Zgjidhja e një situate problemore, duke argumentuar veprimet:13. Në 5 arka ka sasi të njëjtë mollësh. Nëse nga çdo arkë nxjerrim 60 mollë, në to mbeten gjithsej aq mollë sa ç’kishte në fillim në dy prej arkave. Sa mollë ka në secilën arkë? 14. Unë jam midis 30 dhe 60 vjetëve. Këtë vit mosha ime është shumëfish i 7; vitin tjetër ajo do të jetë shumëfish i 5. Sa vjeç jam unë? 15. Për t’u ngjitur në katin e tretë të godinës duhen kaluar 52 shkallë. Sa shkallë duhen kaluar për t’u ngjitur në katin e gjashtë të kësaj godine? 
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61