Page 58 - Demo
P. 58


                                    MATEMATIKA 6542.13 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Gjeni prodhimin duke përdorur vetitë e shumëzimit: a) 5 · 163 · 2; b) 4 · 673 · 25. (2 pikë) 2 Kryeni shumëzimet në shtyllë: a) b) 324• 68(3 pikë) 3 Njehsoni vlerën e shprehjes numerike: a) 12 · 2 – 5 · 4; b) (13 + 5) · 2 – 6 · 3; c) (15 + 5) · 7 – (4 · 3 – 2);d) 3 · (6 + 4) – 27 : (15 – 6) + (7 – 2) · (5 + 3). (4 pikë) 4 Njehsoni me kalkulator vlerën e shprehjes:  (358 · 93) – (289 + 48) (2 pikë)5 Dje një nxënës vrapoi 2040 m, duke i rënë përqark 4 herë oborrit të shkollës. Sot ai do t’i bjerë 6 herë përqark oborrit. Ç’largesë do të përshkojë? (3 pikë)6 Nga dy qytete që e kanë largesën 40 km u nisën njëkohësisht përballë njëri-tjetrit dy çiklistë, që bëjnë njëri 300 m në minutë dhe tjetri 350 m në minutë. A takohen ata pas 2 orësh? (3 pikë)7 A është e vërtetë që kur pjesëtojmë 110 me 4, herësi del 27 dhe mbetja 2? Shkruani një barazim për këtë rast. (3 pikë)8 Kryeni pjesëtimin e numrit 3567 me 53. (3 pikë)9 Gjeni vlerën e ndryshores: a) x · 12 = 48; b) 120 : x = 40; c) x : 32 = 10. (3 pikë)10 Librat që ishin vendosur në 24 togje me nga 16 libra secili, do t’i vendosim në rafte me nga 32 libra secili. Sa rafte duhen? (3 pikë)11 Në një dyqan u shkarkuan mollë në 2 arka me nga 25 kg secila, tre thasë me nga 50 kg secili dhe një sasi shportash që mbanin 15 kg secila. Në fund shitësi, pa se ishin gjithsej 275 kg mollë. Sa shporta ishin?(3 pikë)
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62