Page 59 - Demo
P. 59
55GJEOMETRIA NË RRAFSHA E DINI SE...?3Gjeometria është një ndër shkencat më të vjetra. Në fillimet e saj, gjeometria ishte shkenca që merrej kryesisht me shqyrtimin e formave dhe përmasave hapësinore të objekteve të botës reale. Ajo u zhvillua në lidhje me nevojat praktike të jetës së përditshme. Vetë fjala “gjeometri” rrjedh prej fjalëve greke: geo – tokë dhe metria – matje. Njohuritë gjeometrike në Egjiptin e vjetër u zhvilluan në mënyrë praktike. Në Greqinë e lashtë u zbulua metoda deduktive apo aksiomatike e trajtimit të gjeometrisë. Në këtë kohë, librat më të njohur dhe më të rëndësishëm ishin librat e veprës “Elementet” të Euklidit, të cilët përdoreshin nga nxënësit e tij në Aleksandri. Në këtë vepër, të përbërë nga 13 vëllime, Euklidi përmblodhi pjesën më të madhe të njohurive gjeometrike të asaj kohe. Vetëm 5 vëllime kanë arritur deri në ditët e sotme.Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përshkruan pikën, drejtëzën dhe rrafshin si koncepte themelore gjeometrike; • përkufizon gjysmëdrejtëzën, segmentin dhe gjysmërrafshin si koncepte të përftuara prej tyre; • përcakton raportet ndërmjet koncepteve themelore: pikë, drejtëz, rrafsh dhe koncepteve të përftuara prej tyre; • mat; krahason segmentet;• konstrukton simetralen e segmentit; • vizaton drejtëza paralele dhe pingule;• përkufizon këndin dhe dallon atë sipas masave (i ngushtë, i drejtë, i gjerë, i shtrirë, i hapur, i plotë); • vizaton kënde të ngushta dhe kënde të gjera; • dallon njësitë për matjen e këndeve ( º , ’ , ’’) dhe bën shndërrimin nga një njësi në tjetrën; • cakton masën e këndeve duke përdorur këndmatësin;• konstrukton simetralen e këndit; • përcakton shumën dhe ndryshimin e këndeve në mënyrë algjebrike dhe gjeometrike; • dallon llojet e këndeve, sipas pozicionit të krahëve (brinjëve) dhe masave të tyre (suplementare, komplementare). Fjalë kyçe: pikë, drejtëz, rrafsh, gjysmëdrejtëz, segment, kënd, krahasimi i këndeve, kulm, krah, kënde të përbrinjëshëm, kryqëzuese, suplementarë, komplementarë, shkallë, minuta, sekonda, simetrale e këndit, e segmentit, largesë.

