Page 60 - Demo
P. 60
MATEMATIKA 6563.1 Pika, drejtëza dhe rrafshiA Kërkoni dhe zbuloni1. Shënoni në fletore një pikë A. Vendosni një anë të vizores në pikën A dhe lëvizni majën e lapsit mbi letër sipas vizores. Çfarë vije përftoni? Sa të tilla mund të vizatoni? A gjeni dot tri pika në këto vija?2. Shënoni në fletore dy pika të ndryshme, A dhe B, dhe vizatoni me vizore një drejtëz që të kalojë nga këto pika. Sa drejtëza të tilla mund të vizatoni?B. Vrojtoni dhe mësoniI. RrafshiSipërfaqja e tryezës, e xhamit të dritares, e tabelës së shkrimit në klasë na japin përfytyrimin e rrafshit. Rrafshi shtrihet pa kufi në të gjitha drejtimet. Sa herë që prekim sipërfaqen e sheshtë të letrës me majën e lapsit, shënojmë një pikë. Në qoftë se lëvizim lapsin mbi këtë sipërfaqe, vizatojmë një vijë. Vija është një bashkësi pikash. Disa vija janë dhënë në figurën 3.1.II. DrejtëzaNdërmjet të gjitha vijave dallojmë drejtëzën. Përfytyrimin për drejtëzën e jep një fill i tërhequr. Drejtëza e ndan rrafshin në dy gjysmërrafshe.Drejtëzat i konstruktojmë me anë të vizores. Shënojmë në fletën e letrës dy pika A, B dhe kalojmë nëpër të drejtëzën (fig. 3.2). Le të përpiqemi të kalojmë nëpër këto dy pika një drejtëz tjetër. Është e pamundur të bëhet! Mbani mend:Nëpër dy pika mund të kalojë një dhe vetëm një drejtëz.Për të emërtuar një drejtëz, përdorim dy pika çfarëdo që ndodhen në të. P.sh. drejtëzën e paraqitur në figurën 3.2 e quajmë “drejtëza (AB)”. Drejtëzën mund ta shënojmë edhe me një shkronjë të vogël, drejtëza d, drejtëza a etj. Ajo ka pafundësi pikash dhe zgjatet pambarimisht nga të dyja anët. Marrim një drejtëz dhe shënojmë në të pikën O (fig. 3.3). Ajo e ndan drejtëzën në dy pjesë. Secila nga këto pjesë quhet gjysmëdrejtëz.Në figurën 3.4 janë shënuar gjysmëdrejtëzat [OA) dhe [OB). Për secilën gjysmëdrejtëz, pika O është origjinë. Gjysmëdrejtëzat [OA) dhe [OB) quhen plotësuese (të kundërta) të njëra-tjetrës. OFig. 3.3ABFig. 3.2ABabFig. 3.1Fig. 3.4A O B

