Page 61 - Demo
P. 61


                                    3. GJEOMETRIA NË RRAFSH57USHTRIMEDy drejtëza të ndryshme, mund të ndodhë që të kenë vetëm një pikë të përbashkët. Themi që ato janë prerëse; priten në këtë pikë (fig. 3.5). Por dy drejtëza mund të mos kenë asnjë pikë të përbashkët (kujtoni binarët e trenit në një pjesë të drejtë të trasesë). Në këtë rast, ato quhen drejtëza paralele (fig. 3.6).C Ushtrohuni duke zbatuar1. Përfytyrimin e drejtëzës e jep një fije e tendosur fort. Sillni shembuj të tjerë si kjo. 2. A janë të vërteta fjalitë e mëposhtme?a) Tri pika janë gjithmonë në vijë të drejtë. b) Një drejtëz kufizohet nga dy pika. c) Dy pika janë gjithmonë në vijë të drejtë. d) Dy pika të ndodhura në drejtëza të ndryshme janë në një drejtëz. 3. Në figurën 3.7, gjeni një pikë A që të jetë në vijë të drejtë me pikat T e C, si edhe me pikat O e K. Në sa pjesë e ndajnë rrafshin drejtëzat (TC) dhe (OK)?4. Shënoni në drejtëz dy pika A, B. Sa gjysmëdrejtëza, me origjinë në ndonjë nga këto pika, formohen? 5. Sillni shembuj objektesh nga jeta e përditshme, të cilat japin përfytyrimin e rrafshit, të vijës, të drejtëzës. Gjeni në klasë:a) drejtëza që priten;b) drejtëza që nuk priten dhe ndodhen në të njëjtin rrafsh;c) drejtëza që nuk priten dhe nuk ndodhen në të njëjtin rrafsh.1 Shënoni në fletore pikat A, C. a) Vizatoni drejtëzën (AC). b) Shënoni tri pika në këtë drejtëz.c) Shënoni dy pika që nuk ndodhen në drejtëzën (AC). 2 a) Shënoni dy drejtëza që priten në pikën D. b) Tërhiqni një drejtëz tjetër që kalon nga pika D. c) Sa drejtëza, që kalojnë nga pika D, mund të vizatoni? 3 Sa gjysmëdrejtëza, me origjinë në pikën O, janë paraqitur në figurën 3.8? Cilat janë ato? 4 Tri drejtëza priten dy nga dy në tri pika A, B, C. a) Konstruktoni figurën. b) Në sa pjesë është ndarë rrafshi? 5 Caktoni tri pika që nuk ndodhen në një drejtëz. Nëpër çdo dy prej tyre, vizatoni drejtëza.a) Sa drejtëza vizatuat? b) Në sa pjesë u nda rrafshi? Fig. 3.5Fig. 3.6T CKOFig. 3.7OA DC BFig. 3.8
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65