Page 62 - Demo
P. 62


                                    MATEMATIKA 6583.2 Segmenti. Gjatësia e segmentitA Kërkoni dhe zbuloniBashkoni pikat A dhe B me vija të ndryshme, nga të cilat njëra të jetë segment figura 3.9. Duke përdorur një fije, matni gjatësinë e secilës prej tyre. Cila vijë ka gjatësinë më të vogël?B Vrojtoni dhe mësoniI. SegmentiPjesa e drejtëzës që ndodhet ndërmjet dy pikave A dhe B, së bashku me pikat A dhe B, quhet segment.Në figurën 3.10/a është paraqitur drejtëza (AB). Në figurën 3.10/b është paraqitur segmenti me skaje A, B. Ai shënohet [AB] ose [BA]. II. Vija e thyerNë qoftë se disa segmente i vendosim, p.sh. siç tregohet në figurën 3.11, atëherë do të marrim një figurë që quhet vijë e thyer. Vija e thyer është formuar nga disa segmente të njëpasnjëshme. Skajet e segmenteve (pikat A, B, C, D, E, F) quhen kulme të vijës së thyer, kurse vetë segmentet [AB], [BC], [CD], [DE], [EF] quhen brinjë të vijës së thyer. III. Matja e gjatësisë së segmentitSegmentet mund t’i krahasojmë me njëri-tjetrin, d.m.th. të përcaktojmë nëse janë të barabarta dhe, nëse jo, cili është më i gjatë, e cili më i shkurtër. Për të matur gjatësinë e një segmenti, duhet të zgjedhim njësinë e matjes, d.m.th. një segment, gjatësia e të cilit merret si njësi. Mjeti më i përdorshëm për matjen e gjatësive të segmenteve është vizorja e shkallëzuar. IV. Largesa ndërmjet dy pikaveKur jepen dy pika A, B, për të kaluar nga A te B ekzistojnë një pafundësi vijash në rrafsh. Rruga më e shkurtër nga pika A për në pikën B kalon sipas segmentit [AB], (fig. 3.9). Gjatësinë AB të këtij segmenti e quajmë largesë midis pikave A, B. Gjatësia e segmentit [AB] shënohet simbolikisht AB.A BFig. 3.9ABCDE FFig. 3.111 cm1 cm1 cm 1 cm 1 cm 1 cmCA BDFig. 3.12Mbani mend:Mesi i segmentit është ajo pikë e tij që ndodhet në largesa të barabarta nga skajet e tij. A B A BFig. 3.10a) b)Mbani mend:Gjatësia e segmentit është numri që tregon se sa herë segmenti njësi përmbahet në segmentin e dhënë. 
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66