Page 68 - Demo
P. 68
MATEMATIKA 6643.5 Matja e këndeve me këndmatësA Kërkoni dhe zbuloniÇfarë këndi formojnë akrepat e orës: a) në orën 3; b) në orën 5; c) në orën 10? B Vrojtoni dhe mësoniKëndet mund t’i krahasojmë jo vetëm me mbivendosje, por edhe duke i matur. Për këtë duhet zgjedhur njësia e matjes. Njësia për matjen e këndeve është shkalla këndore.Këndi 1 shkallë është këndi sa 1180 pjesë e këndit të shtrirë. Shënohet 1º. Në shkencë e në jetë përdoren edhe nënfishat e shkallës: minuta dhe sekonda këndore. 1' është sa 160 pjesë e shkallës dhe 1'' është sa 160 e minutës. Është i vërtetë barazimi: 1º = 60' = 3600\Masa e këndit të ngushtë është më e vogël se 90º. Masa e këndit të gjerë është më e madhe se 90º, por më e vogël se 180º. Mbani mend:Mbani mend:Këndet, shuma e masave të të cilave është 180º quhen kënde suplementare (shtuese). Këndet e përbrinjëshme janë kënde suplementare.Këndmatësi ka dy shkallëzime. Kur matet një kënd i dhënë, duhet zgjedhur njëri prej tyre. Rëndësi ka të fillohet nga zeroja (0º).0180 20160301504014050130601207011080100 90 100801107012060130501404015030160201701010170180O 00180 20160301504014050130601207011080100 90 1008011070120601305014040150301602017010101701800OE CDAFBFig. 3.36 Fig. 3.37Këndmatësi vendoset mbi kënd, në mënyrë që kulmi i këndit të puthitet me qendrën e këndmatësit, kurse njëri nga krahët e këndit të kalojë nëpër ndarjen 0 të këndmatësit. Atëherë krahu tjetër i këndit do të tregojë masën e këndit në shkallë.Në figurën 3.37, kemi m( AOC) = 60º; m( AOE) = 110º. Për matjen (dhe për konstruktimin) e këndeve përdorim këndmatësin (fig. 3.36).Matja e këndeve kryhet në këtë mënyrë siç ilustrohet në figurën 3.37.Këndet me shumën e masave 90º janë kënde komplementare (plotësuese). Këto kënde nuk janë domosdo kënde fqinje. Mbani mend:Për të matur sa është masa e këndit:a) Përcaktoni nëse këndi është më i madh apo më i vogël se 90º (i gjerë apo i ngushtë). b) Rrethoni dy numrat nëpër të cilët kalon krahu i dytë i këndit. c) Zgjidhni masën e saktë (p.sh. nëse këndi është më i vogël se 90º, do të merrni numrin që është më i vogël se 90º).

