Page 70 - Demo
P. 70


                                    MATEMATIKA 6663.6 Simetralja e kënditA Kërkoni dhe zbuloniVizatoni një kënd të ngushtë. Gjeni masën e këndit. Me ndihmën e këndmatësit, ndani këndin në dy pjesë të barabarta. Përsëritni ushtrimin, duke ndarë në dy pjesë të barabarta një kënd të gjerë.A mund të ndani një kënd të dhënë në disa pjesë të barabarta, vetëm me ndihmën e këndmatësit? Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniGjysmëdrejtëza [OC) e ndan këndin AOB në dy pjesë kongruente. Këtë gjysmëdrejtëz e quajmë simetrale të këndit AOB. Fig. 3.42Ndarja e këndit në dy pjesë kongruente, d.m.th. konstruktimi i simetrales së tij, mund të bëhet me anë të këndmatësit. Punë në grup:Konstruktoni simetralen e kënditm( AOB) = 64º. (figura 3.43). Tregoni hapat që duhet të kryeni. A mund të konstruktoni përgjysmoren e këndit 65º, duke përdorur këndmatësin?Konstruktimin e simetrales së një këndi mund ta bëjmë edhe me anë të kompasit dhe të vizores, pa e përdorur këndmatësin.ShembullPër të konstruktuar simetralen e këndit XOY ndjekim këto hapa:1. Konstruktojmë një rreth me qendër O dhe rreze të çfarëdoshme r, që pret krahët e këndit në pikat A dhe B (fig 3.44/a)2. Konstruktojmë një rreth me qendër A dhe rreze r dhe një rreth tjetër me qendër B dhe rreze r. Këta rrathë priten, brenda këndit XOY, në pikën C (fig. 3.44/b).3. Duke përdorur vizoren, vizatoni gjysmëdrejtëzën [OC). Kjo është simetralja e këndit XOY (fig 3.44/c).BAOYXBAOYXCC BAOYXFig. 3.44/a Fig. 3.44/b Fig. 3.44/cFig. 3.42BCO A0180 20160301504014050130601207011080100 90 1008011070120601305014040150301602017010101701800OB BA Az64o64o32o0180 20160301504014050130601207011080100 90 1008011070120601305014040150301602017010101701800OFig. 3.43Mbani mend:Simetrale e këndit quhet gjysmëdrejtëza me origjinë në kulmin e këndit, e cila e ndan atë në dy pjesë kongruente. 
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74