Page 71 - Demo
P. 71


                                    3. GJEOMETRIA NË RRAFSH67USHTRIME1 Këndi AOB e ka masën 48º. [OC) është simetralja e këndit AOB, kurse [OM) është simetralja e këndit AOC. Gjeni masën e këndit AOM. 2 Konstruktoni simetralen e këndit AOB, masa e të cilit është: a) 40º; b) 80º; c) 100º; d) 180º. 3 Konstruktoni me kompas dhe vizore simetralen e këndeve 45º; 127º.4 Me anë të këndmatësit, konstruktoni simetralen e këndit të drejtë. 5 Këndet AOB dhe BOC janë kënde të përbrinjëshme. Simetralja e këndit AOB e ndan atë në dy pjesë me masa nga 36º. Vizatoni figurën. Vizatoni simetralen e këndit BOC. Gjeni:a) masën e këndit BOC;b) masën e gjysmës së këndit BOC.Në sa shkallë e ndan këndin BOC simetralja e tij? 6 Simetralja e këndit MON formon me krahun [ON) të këndit, këndin me masë 29º. Vizatoni figurën. Gjeni:a) masën e këndit MON;b) masën e këndit suplementar me këndin MON;c) masën e këndit komplementar me këndin MON.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Konstruktoni në fletore këndet me masë 60º; 90º; 140º; 180º.a) Konstruktoni simetralen e tyre, duke përdorur këndmatësin.b) Konstruktoni simetralen e tyre, duke përdorur kompasin dhe vizoren.2. Simetralja e këndit AOB formon me krahun [OA) këndin me masë 32º. Sa shkallë është masa e këndit AOB? 3. Në figurën 3.45, m( AOB) = 90º. [ON) është simetralja e këndit BOC, kurse [OM) është simetralja e këndit COA.Gjeni masën e këndit MON. 4. A është e mundur që:a) trefishi i një këndi të ngushtë të jetë kënd i ngushtë?b) dyfishi i një këndi të ngushtë të jetë kënd i gjerë?c) gjysma e këndit të gjerë të jetë kënd i drejtë?d) gjysma e këndit të gjerë të jetë kënd i ngushtë?Argumentoni. 5. Vizatoni një kënd çfarëdo dhe konstruktoni me vizore dhe kompast simetralen e tij. Kontrolloni punën tuaj me anë të këndmatësit. CMO AB NFig. 3.45
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75