Page 72 - Demo
P. 72
MATEMATIKA 6683.7 Drejtëzat normale (pingule) A Kërkoni dhe zbuloniVizatoni, me anën e trekëndëshit të vizatimit, një kënd të drejtë me kulm O. Pastaj zgjatni secilin nga krahët e tij përtej O, duke marrë drejtëza të plota. Kontrolloni me anë të trekëndëshit të vizatimit (ose me këndmatës) nëse janë të drejta tri këndet e tjera. Shpjegoni pse ndodh kjo.B Vrojtoni dhe mësoniDy drejtëza prerëse formojnë 4 kënde, dy nga dy kënde kryqëzore mes tyre, d.m.th. dy nga dy të barabarta (fig. 3.46). 341 2Fig. 3.46 Fig. 3.47b90oaMund të ndodhë që katër këndet, që formohen nga prerja e dy drejtëzave, të jenë të barabartë me njëri-tjetrin; atëherë secili prej tyre është 90º (kënd i drejtë). Në këtë rast, drejtëzat quhen normale (pingule) me njëra-tjetrën (fig. 3.47). Mbani mend:Dy drejtëza quhen normale (pingule) me njëra-tjetrën, kur ato priten duke formuar kënde të drejta. Në qoftë se dy drejtëza a, bjanë normale, përdoret shënimi a ⊥ b. Në figurën 3.49 tregohet si mund të konstruktohet normalja ndaj drejtëzës a në pikën A të saj, duke përdorur trekëndëshin e vizatimit. Për të vizatuar dy drejtëza normale njëra me tjetrën, mund të veproni siç tregohet në figurën 3.50. Komentoni hapat e paraqitur.dfFig. 3.48a A BFig. 3.49Fig. 3.50 a) b) c) d)Punë në grup:Si mund të përdorni trekëndëshin e vizatimit për të kontrolluar nëse dy drejtëza janë normale? (fig. 3.48)

