Page 74 - Demo
P. 74


                                    MATEMATIKA 6703.8 Simetralja (përmesorja) e segmentit A Kërkoni dhe zbuloni 1. Vizatoni në një fletë të bardhë një segment [AB] me gjatësi 4 cm. Gjeni mesin M të këtij segmenti, duke përdorur një vizore të shkallëzuar. Vizatoni pastaj, me ndihmën e trekëndëshit të vizatimit, drejtëzën që kalon nga pika M dhe që është normale me drejtëzën (AB). Emërtojeni me shkronjën p. 2. Në drejtëzën e dhënë p, caktoni një pikë të çfarëdoshme C. Gjeni, me vizore të shkallëzuar, largesat e pikës C nga pika A dhe nga pika B. 3. Caktoni në drejtëzën p një pikë tjetër D dhe matni largesat DA dhe DB. Çfarë vini re? A mund të nxirrni një përfundim? B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Drejtëza që kalon nga mesi i një segmenti [AB] dhe është normale me drejtëzën (AB), quhet simetrale (përmesore) e segmentit [AB]. Sipas këtij përcaktimi, për të konstruktuar simetralen e [AB], mjafton të ndjekim këta hapa: 1. të gjejmë mesin M të segmentit [AB] (duke përdorur vizoren e shkallëzuar);2. të vizatojmë në pikën M, drejtëzën që është normale me (AB) (duke përdorur trekëndëshin e vizatimit ose këndmatësin). a) Në figurën 3.56 janë treguar hapat për konstruktimin e simetrales së segmentit [AB].A B A M B A M B A M BFig. 3.56b) Çdo pikë që ndodhet në simetralen e segmentit [AB] ka largesa të barabarta nga pikat A dhe B. Pra, nëse E është një pikë e çfarëdoshme e simetrales p të segmentit [AB], atëherë EA = EB (fig. 3.57). A M BEFig. 3.573. Simetralen e një segmenti [AB] mund ta konstruktojmë edhe ndryshe, duke përdorur vetëm vizoren dhe kompasin:a) b) c) d)
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78