Page 75 - Demo
P. 75
3. GJEOMETRIA NË RRAFSH71USHTRIMEHapi I Me qendër në pikën A dhe rreze sa AB vizatojmë një rreth (fig. 3.58/a). Hapi II Me qendër në pikën B dhe rreze sa BA vizatojmë një rreth tjetër (fig. 3.58/b). Hapi III Këta dy rrathë priten në dy pika L, K (fig. 3.58/c). Hapi IV Tërheqim me vizore drejtëzën (LK) (fig. 3.58/d). Kështu kemi simetralen e segmenti [AB].1 Në trekëndëshin ABC, kemi AB = 5 cm, BC = 5 cm dhe CA = 8 cm. A ndodhet pika C në simetralen e [AB]? Po pika B në simetralen e [AC]? 2 Në figurën 3.60, cila drejtëz mund të jetë simetrale e [AC]? Shpjegoni pse. 3 a) Nëse AB = BC = 3 cm dhe [AF] ≠ [FC], a mund të jetë drejtëza (BF) simetrale e [AC]? b) Nëse AB = BC = 3 cm dhe AF = FC = 4 cm. Ç’mund të thoni për simetralen e [AC]? 4 Vizatoni një segment [AB] me gjatësi 5 cm. Gjeni mesin e tij duke përdorur kompasin dhe vizoren (e pashkallëzuar). OABCbFig. 3.60Fig. 3.58A B A BRLRA M BLA Ba) b) c) d)MA O BaFig. 3.59C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Vizatoni një segment [CD], ku CD = 6 cm. Konstruktoni simetralen e tij, duke përdorur vizore të shkallëzuar dhe trekëndëshin e vizatimit. 2. Vizatoni një segment [PR]. Konstruktoni simetralen e tij, duke përdorur një kompas dhe vizore (jo të shkallëzuar). 3. A është drejtëza (OM) simetrale e segmentit [AB] (fig. 3.59)? Argumentoni përgjigjen. 4. Për të vendosur një pikturë, Arbri gjeti një pikë C në murin e dhomës, të tillë që AB = 3 m, BC = 2,2 m, CA = 2 m. A ndodhet pika C në simetralen e segmentit [AB], ku [AB] është brinja e poshtme e faqes së murit?

