Page 76 - Demo
P. 76
MATEMATIKA 6723.9 Largesa e një pike nga një drejtëzA Kërkoni dhe zbuloni1. Rrafshi përbëhet nga një pafundësi vijash dhe, duke lëvizur sipas tyre, mund të kalojmë nga pika A në pikën B. Në figurën 3.61 janë paraqitur tri prej tyre. Cila është rruga më e shkurtër nga pika A për në pikën B? 2. Ndodhemi në shkretëtirë, në pikën N. Larg, para nesh duket një rrëke uji (figura 3.62). Cila është rruga më e shkurtër për të arritur tek uji? NFig. 3.62B Vrojtoni dhe mësoniLargesa e një pike nga një drejtëz.M N P O R lAFig. 3.63Punë në grupNë figurën 3.63 është paraqitur drejtëza l dhe pika A jashtë saj. Nga kjo pikë është tërhequr normalja ndaj drejtëzës l (e cila e pret këtë në pikën O), si edhe disa drejtëza të tjera që bashkojnë pikën A me pika të tjera të drejtëzës l. Matni segmentet [A M], [AN], [AP], [AO], [AR]. Cili segment ka gjatësinë më të vogël? Vihet re se largesa më e vogël e pikës A nga pikat e drejtëzës l është gjatësia e segmentit normal të dhënë nga A ndaj drejtëzës l, pra [AO].Mbani mend:Largesë e pikës A nga drejtëza l quhet gjatësia e segmentit [AO] të normales së tërhequr nga kjo pikë mbi drejtëzën l. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Shënoni në fletore pikën A. a) Përcaktoni 5 pika me largesë 3 cm nga pika A. b) Ku ndodhen të gjitha pikat e rrafshit që largesën nga pika A e kanë 3 cm? A BFig. 3.61

