Page 78 - Demo
P. 78


                                    MATEMATIKA 6743.10 Drejtëzat paralele A Kërkoni dhe zbuloni1. Në figurën 3.66, tregoni në cilin rast kemi çift drejtëzash paralele. A mund të tregoni pse janë paralele? B Vrojtoni dhe mësoniDy drejtëza çfarëdo në rrafsh mund të priten (d.m.th. të kenë një pikë të përbashkët) ose të mos priten (të mos kenë asnjë pikë të përbashkët). Mbani mend:Dy drejtëza të rrafshit që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët quhen drejtëza paralele.Me sy të lirë, shpesh nuk mund të gjykojmë nëse dy drejtëza janë paralele.I. Një veti dalluese e drejtëzave paralele është që largësia midis tyre, është kudo e njëjtë (fig. 3.67). II. Për të vizatuar dy drejtëza paralele: i) mund të përdoren të dyja anët e vizores së sheshtë (fig. 3.68/a); ii) mund të përdoren vizorja dhe trekëndëshi i vizatimit (fig. 3.68/b). Komentoni mënyrën e konstruktimit të paraqitur në këtë figurë. III. Për të kontrolluar nëse dy drejtëza të dhëna a, b janë paralele, mund të përdoren vizorja dhe trekëndëshi i vizatimit. Për këtë mund të ndiqni hapat e paraqitur në figurën 3.69. Komentoni.abaa)bb)abc)Fig. 3.69cd1 cm 1 cmFig. 3.67Fig. 3.66Mbani mend:Kur dy drejtëza janë paralele, të gjitha pikat e njërës kanë të njëjtën largesë nga drejtëza tjetër.Pikërisht këtë largesë, e quajmë largesë ndërmjet dy drejtëzave paralele. (fig 3.70). a) b)Fig. 3.68M N P abFig. 3.70
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82