Page 82 - Demo
P. 82
MATEMATIKA 6783.12 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Shqyrtoni figurën 3.82. Sa kënde të drejta dallon në të? Tregoni 5 çifte drejtëzash që janë normale njëra me tjetrën. (2 pikë)2 Vizatoni një kënd të ngushtë dhe konstruktoni (me këndmatës e vizore) simetralen e tij. (2 pikë)3 Në figurën 3.83, tregoni: a) Drejtëzën normale me b dhe që kalon nga A. b) Drejtëzën paralele me a dhe që kalon nga B. (2 pikë)4 Konstruktoni simetralen e një këndi të dhënë:a) duke përdorur këndmatës dhe vizore;b) duke përdorur kompas dhe vizore. (4 pikë)5 Për një segment të dhënë, duke përdorur kompas dhe vizore:a) konstruktoni simetralen e tij;b) gjeni mesin e tij. (4 pikë)6 Duke parë figurën 3.84, tregoni nëse fjalitë janë të vërteta:a) Drejtëzat d dhe e janë normale. b) d ^ f. c) g është normale me f. d) Drejtëza d nuk është normale me g. (4 pikë)7 Cilat nga brinjët e shumëkëndëshit të paraqitur në figurën 3.85 janë paralele midis tyre?(2 pikë)8 Vizatoni një drejtëz d. a) Tërhiqni disa drejtëza paralele me d. b) Konstruktoni drejtëzën paralele me d, me largesë 2 cm prej saj. (4 pikë)9 Konstruktoni një kënd AOB dhe caktoni një pikë M brenda tij. a) Nga pika M, konstruktoni drejtëzat paralele me krahët e këndit. b) Nga pika M, konstruktoni drejtëzat normale me krahët e këndit. (6 pikë)e fdba cFig. 3.82ABabFig. 3.83efd gFig. 3.84AD CBABCDEFFig. 3.85

